Opinioni i Venecias/ Balla: Opozita presidencialo-demokratikase përhap tym. Venecia është e kthjellët!

02/12/2020 17:46

Menjëherë pasi doli drafti i Venecias mbi opinionin për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor të miratuara më 5 tetor, reagoi numri 2 i PS, Taulant Balla.

Ndërsa në opinion theksohet se palët duhet të shkojnë në zgjedhjet e 25 prillit me legjislacioni aktual dhe se çdo ndrysim tjetër nga palët rekomandohet të bëhet pas zgjedhjeve, Balla thotë se “Eshte per te ardhur keq qe opozita presidencialo-demokratikase permes portaleve te saj besnike, shperndan te dhena nga teksti konfidencial i Venecias!

Reagimi i plotë

Eshte per te ardhur keq qe opozita presidencialo-demokratikase permes portaleve te saj besnike, shperndan te dhena nga teksti konfidencial i Venecias!

Jo vetem kaq por edhe perhap tym permes tyre. Venecia eshte e kthjellet dhe ne nuk do te bejme asnje koment ne respekt te rregullit te konfidencialitetit, por mbetemi gjithnje besimplote qe kthjelltesia e Venecias do te garantoje qe e verteta te jete e kthjellet per cdo qytetar qe nuk lexon permes syrit famekeq te Saliut, Lulit dhe Ilir Metes!

Top Channel