Pandemia përfshin SHBA-në/ Biden: Ndihma po vjen!

02/12/2020 12:54
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden u ka premtuar ndihmë të gjithë amerikanëve të shtypur nga kriza ekonomike që Sekretari i tij i ardhshëm i Thesarit, Janet Yellen e quajti një tragjedi amerikane.

“Ne po ua dërgojmë këtë mesazh të gjithë atyre që po luftojnë tani: Ndihma po vjen”, tha Biden në selinë në Wilmington, Delaëare.

“Shumë njerëz mezi ushqehen dhe paguajnë faturat dhe qiratë. Është një tragjedi amerikane”, theksoi Yellen, ministrja e ardhshme e Financave.

Biden krijoi një ekip që përbëhet kryesisht nga gratë, anëtare të pakicave dhe anëtare të administratës së Barack Obamas. Sipas tij, këta janë njerëz që do të dinë të përballojnë sfidat me të cilat përballet ekonomia amerikane.

Për miliona amerikanë që kanë humbur vendet e tyre të punës dhe orët e tyre të punës janë shkurtuar, kjo ndihmë duhet të jetë e shpejtë, përfundoi Biden, duke përsëritur premtimin për të krijuar punë të paguara mirë dhe për të ulur pabarazinë.

Top Channel