Smartflower është një sistem fotovoltaik i ideuar për të sjellë inovacion dhe në të njëjtën kohë për të përmirësuar peisazhin përmes estetikës qe mbart.

Pa gjurme carboni ( CO2 ) Smartflower luan një rol të madh në prodhimin e energjisë së pastër e të rinovueshme duke na ndihmuar të përmirësojmë ekosistemin tonë.

Po cfarë ështe SmartFlower?

Një “lule fotovoltaike” që çel në dritën e parë të ditës dhe mbyllet sapo muzgu bie. Ky është përshkrimi më efektiv i Smartflower, një sistem unik fotovoltaik i brendshëm. Smartflower e pajisur me një gjurmues që siguron që sistemi fotovoltaik hapet në mënyrë progresive gjatë ditës dhe orientohet në përputhje me pozicionin e diellit, ashtu si një luledielli. Në këtë mënyrë, sistemi është në gjendje të kapë më shumë rrezatim dhe të optimizojë prodhimin e energjisë elektrike, duke arritur një efikasitet deri në 40% më shumë se një panel diellor “fiks” i instaluar në çati. Një sistem Smartflower prodhon mesatarisht 5,000 kWh në vit. E gjitha në autonomi totale dhe pa rrezik, pajisja është në të vërtetë e pajisur me një sensor anemometër që e lejon atë të mbyllet në siguri totale në rast të erës së fortë, me dy pozicione të paracaktuara sigurie. Çdo petal është i pajisur me një furçë që lejon vetëpastrimin me çdo lëvizje. Përveç kësaj, falë ftohjes natyrore, nuk ka humbje të energjisë për shkak të mbinxehjes tipike të paneleve diellorë.

Smartflower, kjo teknologji inovative dhe e mrekullueshme eko-miqësore , eshtë dëshmia e fundit për angazhimin e KESH për zhvillim të qëndrueshëm të energjisë dhe përgjegjësinë e mbrojtjes së mjedisit.

Kjo është pjesë e projekteve që KESH synon të bëjë drejt përdorimit të burimeve të reja të rinovueshme për prodhimin e energjisë dhe projekte si ky rrisin ndërgjegjësimin e publikut dhe shërbejne si mini-atraksione për qytetarët dhe turistët.

“SmartFlower” është fillimi i nismave që KESH ka ndërmarrë për një vizion të ri në bashkëpunimin dhe me komunitetin, për energjinë e Shqipërisë. Në këtë nismë, në bashkëpunim dhe me Bashkinë Shkodër u përfshinë dhe shumë qytetarë shkodranë ku të gjithë e mirëpritën idenë e vendosjes së SmartFlower në qytetin e Shkodrës si dhe shprehën opinione të ndryshme për vendin ku mund të instalohej. Nga sot Lulen Diellore mund ta vizitoni në pedonalen e Shkodrës pranë bustit të Nënë Terezës.

Urojmë që shumë shpejt “Lulja” të kthehet në vendtakimin e të rinjve Shkodran.

“Kesh po intensifikon politikat në drejtim te politikave te pergjegjmerise sociale. Shkodra eshte qytet i lidhur ngushte me aktivitetin e Korporates, prandaj do te vijojme punen me projekte te reja ne kete drejtim, ky eshte nje bashkepunim I hershem ne kuader te Fondit Shqiptar te Zhvillimit me shume projekte te perbashketa.

Kesh se fundmi eshte orientuar gjithashtu dhe ne zhvillimin e projekteve te reja për diversifikimin e energjise si dhe rritjes se eficiences se energjise. Ky eshte prioritet i Qeverisë Shqiptare per te krijuar burime alternative te prodhimit te energjise, krahas burimet hidrike, duke sjell nje pavarësi energjitike për të gjithe vendin” – u shpreh Beci

Kjo SmartFlower, vjen ne Shkoder si nje investim dhe nje mesazh i KESH dhe ne kuader te pergjegjshmerise social-mjedisore qe Kesh zbaton ne komunitetet ku kryen aktivitetin e tij. Bashkepunim institucional per te bere me shume per Shkodren, me projekte inovative si ky i sotmi, duke rritur ndergjegjesimin per perdorimin e teknologjive te reja- ishte mesazhi i shprehur nga Kryetarja e Bshkise Shkoder znj.Ademi

Karakteristikat teknike per Smartflower:

Sistem inteligjent gjurmimi

Panelet modulare të Smartflower ndjekin në mënyrë autonome diellin kështu që ata janë gjithmonë në këndin optimal, duke gjeneruar 40% më shumë prodhim energjie se një panel diellor “fiks” i instaluar në çati.

Sistem inteligjent sigurie.

Smartflower është i qëndrueshëm ndaj motit dhe monitoron vazhdimisht shpejtësinë e erës, duke u palosur automatikisht në një pozicion të sigurt për të parandaluar dëmtimin e sistemit.

Sistem inteligjent pastrimi.

Smartflower automatikisht pastron veten sa herë që paloset dhe shpaloset. Furçat në pjesën e pasme të secilit panel heqin çdo papasterti, duke çuar në rritjen e prodhimit të energjisë.

Sistem inteligjent

Paneli i integruar i kontrollit automatikisht dërgon të dhëna për përdorimin e energjisë përmes aplikacionit cellular Smartflower, duke ju ndihmuar ne perdorim dhe kontroll.

Sistem inteligjent ftohjeje.

Modulet diellorë të sistemit janë të auto-ventiluar, gjë që e mban sipërfaqen më të freskët dhe kështu jep më shumë prodhim kur krahasohet një panel diellor “fiks” i instaluar ne nje cati.

Top Channel