Rama inspekton shkollën e re në Durrës, batuta me drejtoreshën: E ke namin e shtrigës gjithandej

02/12/2020 14:13

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka inspektuar hapjen e shkollës së re “Hasan Koçi” në Durrës, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Hapet për nxënësit e mësuesit një tjetër shkollë e re, pakrahasimisht më e bukur, më e sigurt dhe sigurisht më e madhe, me kushte optimale si në çdo qytet të Europës”, tha Rama.

Ndërkohë kryeministri Rama nuk ka kursyer as batutat me drejtoreshën e shkollës, për të cilën u shpreh: “Je një shtrigë t’i, të ka dalë nami gjithandej që je shtrig”, tha Rama.

Batutat me drejtoreshën e shkollës:

Rama: Kush është drejtoresha?

Drejtoresha: Unë jam

Rama: Duket nga sytë që…

Mësuesja: Nuk e dija që ishte…

Drejtoresha: Bashkëpunojmë mirë me njëri-tjetrin

Rama-Drejtoreshes:  Ti je një shtrigë…

Drejtoresha: Absolutisht jo

Rama: Të ka dalë nami gjithandej që je shtrigë

Top Channel