“Djali i kosit”… çfarë fshihet pas videos të bërë virale në rrjet (Video)

02/12/2020 15:01
Roxhers Nexhipi

Roxhers Nexhipi njihet ndryshe edhe si djali i kosit, pas videos të bërë virale kohët e fundit në Tik Tok.

I ftuar në  emisionin “Shqipëria Live”  ai ka treguar të vërtetën se çfarë fshihet pas videos.

“Në atë video kam qenë në klasë të dytë e vjen drejtori më thotë se ka ardhur një gazetare për të pyetur se çfarë hanim gjatë ditës dhe unë i i shkathtë e i gojës më thotë mua dil ti. E mirë thash po dal edhe pse s’dija çfarë të thosha. Njëherë mendova t’i them 4 herë në ditë ha edhe pse haja më shumë. Unë kosin nuk e ha fare njëherë, por më shkoi mendja tek gjyshërit në atë moment që hanë përshesh me kos e thash që të them kosin”, tha Roxhersi.

Roxhers Nexhipi

Tashmë ai është aktor dhe ka realizuar shumë role në Teatrin e Korçës, por përsëri njihet si djali i kosit edhe sot e kësaj dite.

“Vërtetë unë kam bërë shumë role dhe shumë prej spektatorëve  i kapin ato batutat e mia, por të gjithë në Korçë më njohin si djali i kosit. Edhe pse kam bërë  gjithë ato role, të lodhesh e në fund njihem vetëm si djali i kosit”, tha djali duke qeshur.

Top Channel