Sergi Roberto i Barcelonës ka dalë pozitiv me koronavirus, ka njoftuar klubi i LaLigas.

Roberto, i cili pësoi një dëmtim në kofshë kundër Atletico Madridit muajin e kaluar, ishte vendosur të ishte jashtë fushe deri në janar.

Barca raportoi të Mërkurën se Roberto “është mirë me shëndet dhe është izoluar në shtëpi”.

Deklarata e tyre sqaron:

“Klubi ka informuar autoritetet përkatëse të sportit dhe shëndetit, dhe të gjithë ata që kishin kontakte me lojtarin u gjurmuan përmes testeve të mëtejshme PCR.”

Mbrojtësi i djathtë Roberto kishte startuar në shtatë nga tetë ndeshjet e “Blaugranëve” në ligë para dëmtimit të tij, pavarësisht nënshkrimit të Sergino Dest nga Ajaxi.

Dest filloi përpara Robertos në “El Clasicon” e Tetorit, të cilin Real Madridi e fitoi 3-1.

Reprezentuesi spanjoll – gjithashtu i aftë të luajë në mesfushë – ka shënuar një herë në LaLiga këtë sezon, duke siguruar dy asistime nga 10 rastet e krijuara.

Top Channel