Monoliti misterioz/ Utah, nuk u rrëmbye nga alienët

02/12/2020 12:45

Monoliti misterioz i zbuluar javën e kaluar në një shkretëtirë në Utah thjeshtë u zhduk, por nuk u mor nga alienët dhe nuk kishte as ndonjë konspiracion qeveritar. Bëhet fjalë për një fenomen tjetër:

TikTokun. Një fotograf nga kolorado, ros Bernards, tha për CNN se ai kishte parë që monoliti u largua nga vendi ku ishte shfaqur nga një grup prej katër personash, të premten e kaluar.

Bernards, që ka rreth një dekadë eksperiencë në eksplorimin e shkretëtirave, kishte shkrepur madje edhe foto të monolitit të famshëm në botë, me një grup miqsh të premten e kaluar pasi kishte përcaktuar vendndodhjen më herët gjatë javës. Pasi ai dhe miqtë e tij kishin mbërritur në vendin ku ndodhej monoliti dhe kishin bërë foto për rreth një orë, kishin dëgjuar zërat e një grupi njerëzish pranë. Bernards kishte menduar se grupi ishte atje për të bërë foto po ashtu, por kishte rezultuar ndryshe.

Ata menjëherë filluan ta shtynin atë. u deshën tre shtyrje të forta që monoliti të rrëzohej. Më pas, ata kishin marrë copat e monolitit të thyer dhe i kishin vendosur në një karrocë dore. Bernards dhe miqtë e tij nuk e kishin ndaluar grupin të largonin monolitin sepse edhe ata ishin të mendimit se ai duhej larguar pasi zona nuk ishte e përshtatshme për atë lloj vëmendjeje që kish marrë prej tij.

Një nga personat që kishte ndihmuar në largimin e monolitit, njoftoi ndërkohë në një postim në mediat sociale, se ai dhe ekupi i tij ishin përgjegjësit për zhdukjen. Sylvan Christensen, me rreth 30 mijë ndjekës në TikTok, postoi një video të monolitit të rrëzuar dhe të vendosur mbi karrocë duke mbuluar fytyrat e individëve të tjerë. Postimi që atëherë është parë rreth 200 mijë herë në tiktok.

Top Channel