Një 27 vjeçar u gjet i vrarë mbrëmjen e së martës me breshëri automatiku  200 metra larg shtëpisë se tij në fshatin Dukat i Ri.

I riu po kthehej nga shtëpia e së fejuarës  kur  është qëlluar në rrugë. Sipas policisë ngjarja ka ndodh rreth orës 19 30 por për shkak të errësirës , makina është pikasur nga një banor i fshatit i cili lajmëroi policinë vetëm rreth orës 21. mësohet së 27 vjeçari ka qenë i dënuar në Belgjikë për trafik  lëndësh narkotike dhe prej tetë muajsh ndodhej në vendlindjen e tij Dukat i Ri.

Nuk dihet ende asgjë mbi autorët edhe pse postblloqet u ngritën mbrëmë  në hyrje daljet e qytetit të Vlorës. në pyetje janë marrë në pyetje familjarët , dhe pista kryesore e  hetimeve për vrasjen mbetet e lidhur me aktivitetin e tij ne Belgjikë.

Top Channel