E premte, 09 Tetor 2020
08:10
A e largon kafeja dhimbjen e kokës?

Dhimbja e kokës ka efekt ngadalësues për të gjithë organizmin.

07:55
SHBA/ Flet doktori i Trump: Presidenti është gati t’i kthehet angazhimeve publike

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përfunduar trajtimin e tij me ilaçe për Covid-19 dhe mund të rikthehet në angazhimet publike këtë fundjavë. Kjo është deklarata e thënë nga doktori i tij.

07:37
“Në dhjetor dhjetëfishohet numri i banorëve që furnizohen me ujë 24 orë”- Rama publikon shifrat

Mungesa e ujit 24 orë është një nga problematikat në vendin tonë. Për këtë çështje kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook. Rama shkruan se gjatë qeverisjes është rritur ndjeshëm numri i banorëve që kanë ujë 24 orë.

07:17
Vazhdon moti i freskët dhe me diell, ky është parashikimi i motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, pa rrezikuar reshje shiu.

06:57
Zbuloni nëse vuani nga luhatjet hormonale, sinjalet që jep trupi

Hormonet luajnë rolin e korrierit në organizëm. Ato ndikojnë fort në mënyrën se si funksionojnë qelizat dhe organet. Për shkak të hormoneve njeriu mund të përjetojë ndjesinë e fryrjes, irritim, akne ose luhatje emocionale.

06:48
Kulumbria/ Njihuni me efektet shëruese për pastrimin e gjakut

Kulumbria është një frut i të njëjtës familjes botanike ku bën pjesë edhe kumbulla.

06:26
Kungulli i dimrit/ Kushtet e kultivimit dhe vlerat për shëndetin

Në zonën e Alpeve kultivohet për më se 70-80 vjet Cucurbita maxima L, ose ndryshe siç njihet edhe nga zona ‘Kungulli i dimrit’. Quhet kështu për faktin se fruti arrin të përballojë ngricat e vjeshtës dhe në treg del në stinën e dimrit.

05:54
Mësoni si të largoni dhimbjet e stomakut me çajin e xhenxhefilit

Stomaku i trazuar është një gjendje e cila prek këdo dhe mund të shfaqet në çdo kohë të vitit, por sidomos gjatë dimrit. Për arsye të ndryshme që fillojnë që nga të ftohurat e deri tek probleme të brendshme të organizmit. Ajo çfarë i mbledh të gjitha këto simptoma bashkë, është dhimbja e bezdisshme dhe e padurueshme që përshkon të gjithë trupin.

05:32
SHBA, sanksione ndaj 18 bankave iraniane

Qeveria e Shteteve të Bashkuara vendosi sanksione të reja ndaj 18 bankave iraniane ndërsa Uashingtoni rrit presionin mbi Teheranin duke e izoluar më tej atë nga sistemi bankar global dhe duke penguar përpjekjet e atij vendi për të prodhuar armë bërthamore.

05:15
Citimet më të spikatura nga debati nënpresidencial në SHBA

Nënpresidenti republikan Mike Pence dhe kandidatja demokrate për nënpresidente, Senatorja nga Kalifornia Kamala Harris u përballën të mërkurën në mbrëmje në debatin e tyre në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 3 nëntorit.

04:48
BE planifikon të blejë 500 mijë doza të ilaçit remdesivir

Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian njoftoi të enjten se ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë farmaceutike “Gilead” për të blerë 500,000 doza trajtimi të remdesivirit, një ilaç antiviral që është treguar të jetë efektiv në trajtimin e simptomave të Covid-19.

04:24
SHBA, i paqartë kalendari i debateve presidenciale

Fushata e kandidatit demokrat për president Joe Biden refuzoi të enjten një propozim të ekipit të Presidentit Donald Trump për një debat mes tyre në datën 29 tetor, duke thënë se ai i planifikuar për në 22 tetor duhet të jetë i fundit përpara zgjedhjeve të nëntorit.

03:57
Pentagoni: Karantina për shkak të Covid-19 nuk ka asnjë ndikim në gatishmërinë e ushtrisë

Shefi i shtatmadhorisë amerikane, paralajmëroi kundërshtarët se nuk ka pasur asnjë dobësim në mbrojtjen e vendit edhe pse ai dhe oficerët e tjerë të rangut të lartë janë detyruar të vetëizolohen për shkak të koronavirusit. Në një mesazh të postuar të enjten në Twitter, shefi i shtatmadhorisë, gjenerali Mark Milley tha se karantina nuk ka “asnjë ndikim” në aftësinë e Pentagonit për të mbrojtur vendin ose aleatët e tij.

03:35
Dilema e fushatës elektorale të Presidentit Trump

Me më pak se një muaj përpara datës së zgjedhjeve, diagnoza me COVID-19 e Presidentit Donald Trump e ka rikthyer pandeminë në epiqendër të garës presidenciale. Ndërsa administrata e tij u përpoq të projektonte imazhin e një presidenti që po e merr veten me shpejtësi, zyrtarët e fushatës së tij elektorale po punojnë ta përdorin sëmundjen e tij si një mjet elektoral. Që nga rikthimi i tij të hënën nga Qendra Mjekësore Ushtarake “Walter Reed”, Presidenti Trump ka projektuar imazhin e drejtuesit të gatshëm të rikthehet në punë. Të mërkurën, ai e la rezidencën për të punuar shkurtimisht nga Zyra Ovale, ku mori informacionin më të fundit për Uraganin Delta dhe negociatat me demokratët në Kongres për paketën emergjente të ndihmës financiare.

03:13
Trump: Trupat e SHBA do të tërhiqen nga Afganistani para Krishtlindjes

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të mërkurën se synon të kthejë në atdhe të gjitha forcat amerikane nga Afganistani para fundit të vitit, shumë më shpejt sesa ishte njoftuar pak më parë nga administrata e tij.

02:52
Tensioni i ri në Mesdhe/ Greqia dënon veprimin e Turqisë për të hapur plazhin e qytetit “fantazem” Varosia në Qipron veriore

Në një takim me homologun e tij turk Cavusoglu në Bratsilavë ku kanë rënë dakord për përcaktimin e datës së bisedimeve greko-turke , kreu i diplomacisë greke Nikos Dhendias ka shprehur përsëri reagimet e Athinës pas hapjes nga autoritetet e Qipros Veriore, të një zonë të braktisur plazhi prej 1.5 km në Varosia, qytetin e ashtuquajtur fantazmë në vijën kufitare që ndan ishullin që nga konflikti në vitin 1974, pasi u pushtua pjesa veriore e Qipros nga forcat turke.

02:31
Paralajmërimi i Gjermanisë: Virusi mund të dalë nga kontrolli

Drejtori i Institutit Robert Koch në Gjermani paralajmëroi se ekziston rreziku që përhapja e koronavirusit të dalë jashtë kontrollit. “Nuk e dimë si do të zhvillohet situata në Gjermani në javët e ardhshme.

02:09
FBi zbulon komplotin/ Do të rrëmbehej Guvernatorja e Michiganit në shtypinë e saj të pushimit

FBI-ja amerikane arriti të zbulojë në kohë një komplot për rrëmbimin e Guvernatores demokrate të Miçiganit Gretchen Whitmer nga shtëpia e saj e pushimit.

01:50
Gjykata përmbys vendimin për izolim, Madridi zhytet në kaos

Përpjekjet e Spanjës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Madrid janë kthyer në kaos, pasi një gjykatë përmbysi vendimin për izolim të pjesshëm 14-ditor.

01:38
Trump kërcënon Kinën: Do ta paguajë shtrenjtë për koronavirusin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump e goditi sërish Kinën për koronavirusin, duke premtuar se Pekini “do t`i paguajë shtrenjtë ato që i ka bërë botës”.

01:07
Rikthehet makthi/ Italia regjistron 4500 raste për 24 orë

Italia ka regjistruar 4,458 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, hera e parë kjo që prej mesit të muajit prill që vendi raporton mbi 4,000 raste të reja për një ditë.

00:53
Pogba, mesazh nga grumbullimi me Francën: Reali ëndërr, një ditë pse jo

Paul Pogba, i grumbulluar në përfaqësuesen e Francës për ndeshjet e tetorit, ka folur veç aktualiteti në përfaqësuese edhe për të ardhmen e tij.

00:36
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut: E vështirë ndaj Kosovës, por jemi profesionistë

Në përfundim të sfidës Maqedoni i Veriut – Kosovë, 2-1, pati shumë shqiptarë që u gëzuan, edhe pse nuk përfaqësonin Kosovën. Bardhi, Musliu dhe Alioski u shprehën se ishte e vështirë të luajë përballë “dardanëve”, por në futbollin profesionit duhet të japësh maksimumin në çdo rrethanë.

00:25
Gjenden dy kushërinjtë e vrarë/ Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj ishin qëlluar me armë, policia gjeti edhe parcela hashashi

Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dy nga tre të zhdukurit në Malësinë e Madhe, janë gjetur të pajetë pas 5 ditëve kërkime të policisë së Shkodrës. Trupat u gjetën rreth orës 15 të së enjtes, të fshehur në një zonë të thyer e të vështirë, rreth 1 orë e gjysëm larg qendrës së fshatit dhe pak metër larg disa parcelave me kanabis.

00:10
Hadërgjonaj e Aliti flasin pas ndeshjes: E vështirë të gjesh fjalët për këtë eliminim

Shënoi golin e barazimit, me një trajektore fantastike, por që në fund nuk i vlejti Kosovës. Florent Hadërgjonaj, me lotët ende në sy, e kishte të vështirë ta pranonte këtë humbje.

E enjte, 08 Tetor 2020
23:54
Herolind Shala: I kërkoj falje popullit, ju zhgënjyem!

Nuk këkron të gjejë justifikime për humbjen me Maqedoninë e Veriut Herolind Shala. Ai u kërkon falje të gjithë tifozëve Kosovës që nuk mundën ta mbanin të gjallë ëndrrën për të shkuar në Europian.

23:42
Valon Berisha: Nuk përshkruhet dhimbja, ky është futbolli

Valon Berisha, ashtu si futbollistë e tjerë të Kosovës, e kishte të vështirë për të gjetur fjalët pas humbjes me Maqedoninë e Veriut:

23:31
Shuhet ëndrra për në Europian, Kosova eliminohet nga Maqedonia e Veriut

Shuhet ëndrra evropiane për skuadrën e Kosovës. ‘Dardanët’ e Bernard Challandes u eliminuan në fazën e playoffit të Evropianit nga Maqedonia e Veriut në Shkup teksa u mundën me rezultatin e 2-1 në një ndeshje ku skuadra kosovare ishte me mungesa të shumta e të rëndësishme të cilat në fund duket se i ndjeu shumë.

23:00
Frrok Çupi: LSI është ateiste, njerëzit i janë afruar vetëm për tendera dhe interes

Analisti Frrok Çupi e cilësoi në “Open” Lëvizjen Socialiste për Integrim si një parti ateiste.

22:52
Ngjela e thotë në “Open”: Nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme kur nuk kemi pushtet gjyqësor të pavarur

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, tha në “Open”, se nuk do të ketë në vend zgjedhje të lira e të ndershme nëse nuk kemi pushtet gjyqësor të pavarur.

22:45
FBI zbulon komplotin/ Do rrëmbehej guvernatorja në SHBA

FBI-ja amerikane arriti të zbulojë në kohë një komplot për rrëmbimin e guvernatores demokrate të Miçiganit Gretchen Whitmer nga shtëpia e saj e pushimit.

22:41
I besohet roli i princeshë Dianës/ Aktorja, vështirësi me theksin

I është besuar roli i princeshës së popullit, Dianës, dhe padyshim, përgjigjja që rëndon mbi shpatullat e Kristen Stewart është e madhe.

22:32
Trump kërcënon Kinën: Do ta paguajë shtrenjtë virusin…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump e goditi sërish Kinën për koronavirusin, duke premtuar se Pekini “do t`i paguajë shtrenjtë ato që i ka bërë botës”.

22:32
Plaçkitet vila e CR7 në Madeira, policia identifikon hajdutin

Plaçkitet vila me vlerë 7 milionë euro e Cristiano Ronaldos, në vendlindjen e tij, Madeira. Mediet lokale në Portugali raportuan se janë vjedhur disa objekte të çmuara dhe relikeve të ndryshme sportive, duke përfshirë edhe një fanellë të Juventusit të nënshkruar nga pesë herë fituesi i Topi të Artë. Policia ka identifikuar hajdutin.

22:32
Ngjela kapet me Fahri Balliun, botuesi: Nuk kapi as Luja! Spartak e ke gabim këtë stil

Avokati Spartak Ngjela është përplasur në Open në Top Channel me botuesin Fahri Balliu, teksa po flisnin lidhur me aksionin politik të presidentit Ilir Meta.

22:25
Viktimat e Batajnicës, Vuçiç nuk thotë nëse do t’i nderojë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic është shprehur në një takim të mbyllur me përfaqësuesit e shoqërisë civile më 3 tetor në Beograd, ai i nderoi viktimat shqiptare të luftës së viteve 1990.

22:22
Gazetari “thur” elozhe për presidentin Meta: Ka mbaruar me të gjitha 10-ta, ka marrë medalje ari…

Gazetari Fahri Balliu nuk ngurroi t’i përgjigjet akuzave të ngritura nga analistit Frrok Çupi, i cili e cilësoi presidentin Meta si të “ pa kulturuar”

22:10
COVID-19 në Bruksel, izolohet presidenti i Parlamentit Evropian

Pallatet e institucioneve evropiane nuk i shpëtojnë valës së dytë të përhapjes të koronavirusit në kontinent, duke prekur edhe figurat më të rëndësishme.

22:07
Analisti bën akuzën e fortë në “Open”: Presidenti Meta më ka deklaruar që do të vras

Analisti Frrok Çupi bëri deklaratën e fortë në “Open”, kur tha se presidenti Meta ka thënë para tij që do të vras persona. Më tej ai shtoi se presidenti Meta sipas tij është një nga më të korruptuarit në rruzullin tokësor. Ndër të tjera analisti tha se presidenti ka të ndarë aksionet financiare dhe politike. Aksionet politike sipas analistit i ka ndarë tek Rama dhe Berisha, ndërsa ato financiare tek nën investitorët.

22:07
Pa forma dhe me flokët e shkatërruara/ Shihni si dukej Georgina para se te lidhej me Ronaldon (FOTO)

Sot ajo udhëton me avion privat, merr 80 mijë paund në muaj nga Cristiano Ronaldo dhe mban një unazë në gisht që kushton jo më pak se 615.000 paund.

21:56
Avokati i njohur bën deklaratën e bujshme: Klasa politike në presion, Byroja Kombëtare e Hetimit…

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi konfliktet Meta-Rama.

21:54
Vajza e Monica Bellucci-it, një yll në kopertinën e ‘Elle’!

Deva Cassel, vajza e Monica Bellucci-it dhe Vincent Cassel është rritur mjaftueshëm sa për të qenë në kopertinën e Elle në Francë

21:48
Princi Bandar: 11 Shtatori ndodhi pak para fjalimit ku George W. Bush do të njihte shtetin e Palestinës

Ish-ambasadori i Arabisë Saudite në SHBA, Princi Bandar bin Sultan tha dje se asokohe presidenti amerikan George W. Bush, do të jepte një fjalim për hapjen e rrugës drejt njohjes së Palestinës, por sulmet e 11 shtatorit larguan vëmendjen e SHBA nga çështja.

21:48
​LDK siguron 61 vota, të hënën seancë e jashtëzakonshme për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Lidhja Demokratike e Kosovës, si duket i ka siguruar votat për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

21:45
“Bën si i pavarur dhe i lëpin këpucët qeverisë”- Gjekmarkaj ‘kapet” me Spahiun: Më vjen turp që debatoj me ty

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi konfliktin Meta-Rama.

21:38
Analisti i njohur “shpërthen” ndaj presidentit Meta: Është i padëmshëm, i pa kulturuar

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi dy njerëzit më të rëndësishëm politik në Shqipëri, kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.

21:38
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Kosova në disavantazh

Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

21:34
SHBA, pasuria e 50 njerëzve më të pasur e barabartë me atë të 165 milionë të tjerëve

Pasuria totale e 50 amerikanëve më të pasur në SHBA është e barabartë me pasuritë e 165 milion njerëzve, që është pothuajse gjysma e popullsisë së vendit.

21:32
Përballja Rama-Meta/ Ngjela: Përplasje me mendësi komuniste

Sonte në Open në Top Channel po flitete për përplasjen Rama-Meta. Një përplasje e radhës mes këtyre figurave politike, por a është kjo përplasja e fundit?

21:23
Revoltohet shoferi në Serbi, del nga makina me shkop në dorë dhe… (VIDEO)

Një video ku shfaqet një shofer autobusi ka marrë mjaft reagime në rrjete sociale.

21:22
Rreziku nga COVID-19, “më i vogël në aeroplan sesa në zyrë”

Udhëtimi me aeroplan mund të jetë më i sigurt sesa të punuarit në zyrë në kohën e pandemisë së koronavirusit, kanë thënë prodhuesit e aeroplanëve, Airbus, Boeing dhe Embraer.

21:20
FBI neutralizon komplotin e militantëve për pengmarrjen e guvernatores së Michigan

FBI ka thënë sot se ka neutralizuar një komplot për pengmarrjen e guvernatores demokrate të shtetit amerikan të Michigan, Gretchen Whitmer.

21:19
Ekzekutimi i dyfishtë në Malësinë e Madhe/ Çoi policinë pranë parcelës së kanabisit, shoqërohet babai i Danjel Pepajt

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ka tronditur vendin ditët e fundit, ku dy të rinj janë gjetur të vrarë ndërsa një tjetër është në kërkim pasi dyshohet se pas një konflikti për parcelat e kanabisit t’i ketë ekzekutuar.

21:15
SHBA sanksionon bankat kryesore iraniane

SHBA-ja njoftoi sot sanksione ndaj 18 bankave kryesore iraniane, duke i dhënë një goditje tjetër sektorit financiar në Iran tashmë i tensionuar nga presioni maksimal amerikan.

21:11
Pamje ngjethëse/ Momenti kur 9-vjeçarja rrëmbehet nga i riu dhe…

Një ngjarje tronditëse është shënuar në SHBA.

21:11
Shënohet goli i parë në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë

Maqedonia e Veriut ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës pas vetëm 16 minutave lojë.

21:09
Shënon 10 vjetorin/ Instagrami, si ndryshon ikona

Aplikacioni, i cili revolucionoi marrëdhënien tonë me imazhin, që krijoi një profesion të ri, atë të influencerit, u hodh në treg para 10 viteve, ku vetëm pas një viti shënoi mbi 10 milionë përdorues.

21:09
Po notonte fare pranë peshkaqenit gjigant, tronditet surfisti i njohur, pamjet nga droni tregojnë momentet e tmerrit

Pamjet e siguruara nga droni, kanë fiksuar një moment që mund të rezultonte fatal.

21:04
Kritikët kërkojnë përgjigje më të ashpër nga Evropa ndaj helmimit të disidentëve rusë

Britania tërheq shumë shtetas rusë, qofshin ata miq, apo armiq të qeverisë së Moskës. Ata joshen nga stili i jetës, bankat, butikët dhe komuniteti rus në kryeqytetin britanik.

21:02
Paralajmërimi gjerman: Virusi mund të dalë nga kontrolli

Drejtori i Institutit Robert Koch në Gjermani paralajmëroi se ekziston rreziku që përhapja e koronavirusit të dalë jashtë kontrollit.

20:55
20 vjet mësuese, për një lapsus të drejtoreshës humbet vendin e punës

Lindita Topulli mësuese filloreje ankohet në emisionin Fiks Fare se drejtoria e shkollës dhe zyra arsimore e kanë larguar padrejtësisht nga profili i saj ku kishte 20 vite eksperiencë për ta kaluar si mësuese ndihmëse.

20:55
Gruaja tenton të fluturojë drejt Dubait me 2mln paundë të fshehura në bagazhe

Një britanike u zbulua me 2 milionë paundë të fshehura në pesë valixhet e saj në aeroportin Heathrow në Londër.

20:45
Sllovakia regjistron për herë të parë mbi 1.000 infektime të reja ditore

Sllovakia ka regjistruar një rritje të madhe të infektimeve të reja COVID-19, me një rekord prej 1 037 rastesh të raportuara sot, njoftuan autoritetet shëndetësore.

20:36
Tragjike/ Humb jetën nga koronavirusi mjekja 28-vjeçare, reagon e motra: Përdori të njëjtën maskë për javë të tëra

Vdekja nga koronavirusi e mjekes amerikane, Adeline Fagan ka mbushur faqet e para të mediave më prestigjioze.

20:25
SHBA, akuza ndaj 6 personave, komplotuan të rrëmbenin guvernatoren e Miçiganit

Në SHBA, autoritetet ngritën akuza ndaj gjashtë personave se kishin komplotuar për të rrëmbyer guvernatoren demokrate të Miçiganit Gretchen Whitmer në shtëpinë e saj të pushimit si reagim ndaj asaj që ata e quajnë “pushtet i pakontrolluar i saj”, në bazë një padie penale që u bë e ditur të enjten në një gjykatë federale.

20:24
Mesazhi hyjnor/ Fytyra e kafkës meksikane të ‘Ditës së të Vdekurve’ shfaqet në shtëllungën e hirit vullkanik

Kafka elegante që simbolizon festivalin e “Ditës së të Vdekurve” në Meksikë është shfaqur së fundmi qartazi në renë e hirit vullkanik, disa javë para nisjes së festivalit të frikshëm.

20:17
“Bëj pakt me djallin për hir të punës”, habit sipërmarrësja e njohur

Në studion e emisionit “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar sipërmarrësja Marçela Lati

20:10
Stoltenberg: Aleatët e NATO-s largohen së bashku nga Afganistani

Aleanca veri-atlantike ka insistuar të enjten se pjesëtarët e saj do të konsultohen dhe do të vendosin së bashku se kur do të largohen nga Afganistani, pasi presidenti amerikan, Donald Trump është zotuar se do kthejë trupat amerikane në shtëpi për Festën e Krishtilindjes.

20:07
Londra: Udhëtarët nga BE-ja do të hyjnë me pasaporta

Qeveria britanike njoftoi sot se së shpejti do t’u kërkojë udhëtarëve nga Bashkimi Europian, që duan të hyjnë në vend, të paraqesin pasaportat e tyre.Më parë, qytetarët e BE-së mund të përdornin karta identiteti për të hyrë në Britani, siç është rasti në pjesën tjetër të Bllokut me 27 anëtarë

20:06
Tronditëse, Gjermani/ I riu me origjinë shqiptare godet me thikë punonjësin e marketit…

Një ngjarje tronditëse është shënuar në një market në Koln të Gjermanisë.

20:00
​Veseli i ankohet Komisionerit Varhelyi: BE-ja ka lënë pas dore Kosovën

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas takimit me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se mysafirit nga Brukseli i ka shprehur mirënjohje ndaj BE-së për ndihmën politike, financiare por edhe teknike dhënë Kosovës.

19:59
Zjarri i tmerrshëm përfshin 33-kate të ndërtesës në Korenë e Jugut/ Zjarrfikësit evakuojnë me qindra

Një zjarr gjigand ka përfshirë një ndërtesë 33-katëshe apartmentesh mbrëmë në Korenë e Jugut duke shkaktuar skena paniku dhe evakuimesh kaotike.

19:49
Tea “e lodhur” nga djemtë aktualë, pret prurjet e reja për takimin e radhës

Takimi në dukje “i dështuar” mes Andit dhe Teas, bëri që kjo e fundit të kërkonte pushim për javën që vjen, duke mos zgjedhur që të dalë me asnjë nga konkurrentët.

19:47
Asambleja e socialistëve/ Do të votohen strukturat e reja drejtuese

Pasditja e të premtes do ti gjej 300 anëtarët e asamblesë kombëtare socialiste, të ulur në shkallët e amfiteatrit të Tiranës.

19:44
Azilkërkuesit në rënie nga ’08 në ‘19/ Shifrat zyrtare: Në 2014-2019, më shumë bashkime familjare dhe shkollim

Të dhënat per emigracionin e shqiptareve ne vendet e bashkimit evropian tregojnë nje ndryshim të arsyeve në pjesën e parë dhe të dytë të dekadës që kemi lënë.

19:43
Ministri i Jashtëm grek viziton të premten Prishtinën

Ministri i jashtëm grek do të vizitojë të premten (09.10.2020) Prishtinën.

19:39
Çfarë ndodhi mes Teas dhe Andit?/ Reagon bukuroshja: Unë e pëlqej, por nëse ai…

Ndonëse pritej që takimi i tretë mes Andit dhe Teas mund të konsolidonte një pëlqim që u duk se lindi mes tyre, në fakt ndodhi plotësisht e kundërta.

19:34
Nobelisti i fizikës teorizon se një tjetër univers ekzistonte para tonit: Energjia e tij del nga vrimat e zeza

Një fizikant fitues i çmimit Nobel ka thënë se fundmi se ka pasur një tjetër univers para “shpërthimit të krijimit” Big Bang, dhe se provat për ekzistencën e tij mund të shihen në vrimat e zeza.

19:34
Video/ Banorët dhe policia transportojnë me mjete rrethanore dy viktimat në Malësinë e Madhe

4 orë pasi u gjetën trupat e  Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj, forcat e policisë dhe banoret e zonës transportojnë për në qendër të fshatit dy trupat e pajetë. Për shkak të terrenit të thyer trupat janë transportuar me mjete rrethanore deri tek rruga ku hynte ambulanca.

19:33
“Edhe për një pëlqim 50% mund të shkosh…”/ “Nxehet” Shqipja: Dhe për 100% e kam të vështirë ta bëj

Tea deklaroi në studio ditën e sotme se për Andin ka krijuar një pëlqim rreth 70%.

19:27
Stoltenberg: NATO do të largohet nga Afganistani

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ripohoi sot vendimin e Aleancës për të tërhequr forcat e saj nga Afganistani, së bashku me SHBA-në, pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për një tërheqje të trupave ushtarake deri në Krishtlindje.

19:25
Tha se është në studio vetëm për Tean/ Lëkundet Arbri: Nëse ajo… unë s’e ul kokën

Arbri, para disa ditësh deklaroi se në studio ndodhet vetëm për Tean, por dinamikat e ndodhura gjatë ditëve të fundit duket se e kanë “lëkundur” ndjenjën e tij.

19:20
Ligji i abortit/ Spanja thotë se do të heqë rregullin e lejes së prindërve për të rejat

Qeveria spanjolle ka thënë se kërkon të ndryshojë ligjin për të lejuar që vajzat 16 e 17 vjeçare të mund të bëjnë abort edhe pa kërkuar leje prindërore.

19:15
Andi “zhgënjen” Tean/ Mendjen te takimi me Shqipen, ndërsa bukuroshja…

Tea dhe Andi kanë zhvilluar tre takime së bashku në “PërPuthen”, si asnjë dyshe tjetër në emision.

19:13
Gjermania e alarmuar nga rastet e reja me koronavirus

Zyrtarët gjermanë të shëndetësisë thanë të enjten se prej muajit prill rastet e reja të personave të infektuar me COVID-19 po përhapen me ritëm më të shpejtë.

19:13
Plane për të rrëmbyer dhe vrarë politikat “tiranë”/ FBI arreston pesë persona

Pesë persona janë arrestuar nga FBI në Michigan, pasi dyshohen për komplot për rrëmbimin dhe vrasjen e figurave politike duke përfshirë Guvernatorin e Shtetit, Gretchen Whitmer, të cilën ata besojnë se ‘shkeli’ Kushtetutën e SHBA këtë vit me ligje të ashpra të bllokimit pandemik.

19:08
Sërish debate në “PërPuthen”/ Shqipja e akuzoi se takimet me Andin janë lojë, reagon Tea: Na çave…

Është krijuar një trekëndësh në “PërPuthen”, kulmet e së cilës, duket se janë Tea, Andi dhe Shqipja.

19:05
Plagosje me thikë në Korçë, 46-vjeçari plagos në këmbë të riun dhe largohet nga vendngjarja

Një plagosje me thikë është regjistruar në qytetin e Korçës këtë të enjte, ku ka mbetur i plagosur një person.

18:59
Si dukej Georgina para se të njihej me Ronaldon

Sot është partnerja e një prej futbollistëve më të mirë në botë, ndërsa para nëntë vitesh, një punonjëse e një dyqani të “Gucci-t”, aspak e njohur për fansat.

18:56
Matt Damon bën 50 vjeç/ Të jesh i mërzitshëm është avantazh!

I thjeshtë, me tiparet dhe fizikun e një djaloshi, aktori, fituesi i çmimit Oscar, Matt Damon mbushi 50 vjeç.

18:53
(Pamjet) Vrasja e dyfishtë në Malësinë e Madhe/ Zbulohet kush e çoi policinë tek parcela e drogës, ambulanca mbërrin për të marrë trupat

Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dy nga tre të zhdukurit në Malësinë e Madhe, janë gjetur të pajetë pas 5 ditëve kërkime të policisë së Shkodrës.

18:52
Debat i ashpër në “PërPuthen”/ Tea “i bërtet” Shqipes: Nuk je femër, ke shkelur të drejtat e njeriut

Marrëdhënia mes Teas dhe Shqipes ka pësuar krisje pas një këmbimi postimesh që ato i bënë njëra-tjetrës në rrjetet sociale.

18:47
​Këto janë simptomat e sëmundjes që shkakton gishtërinjtë e bardhë ose të kaltër

Mbulimi i gishtërinjve, këmbëve dhe fytyrës me veshjen e duhur të dimrit mund të ndihmojë në parandalimin e gjendjes.

18:42
Flirt në “PërPuthen”? Berati mendon se Graciano e ngacmoi, reagon djali: Nuk je në…

Puntatën e djeshme një konkurrent i ri u pranua në emisionin “PërPuthen”. Berati është model me profesion edhe vajzat e komentuan jo pak paraqitjen e tij fizike.

18:39
Italia regjistron mbi 4,000 raste me koronavirus për herë të parë nga prilli

Italia ka regjistruar 4,458 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, njëherësh herën e parë që ky shtet ka raportuar mbi 4,000 raste të reja për një ditë, prej mesit të muajit prill.

18:34
Qendra ujore azili/ Britania do të vendosë azil-kërkuesit në kroçera të vjetra në bregdet

Londra po avancon së fundmi idenë e çuditshme të akomodimit të refugjatëve të rinj në kroçera të vjetra të vendosura në portet e saj, megjithë mohimet fillestare të autoriteteve.

18:29
Veliaj: Qëllimi Bashës është pasurimi i familjes, Meta i është bashkuar koalicionit antishtet

Programi i Partisë Socialiste janë punët, ndërsa alternativa tjetër që iu ofrohet qytetarëve shqiptarë është dhuna. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, nga Njësia 5 në kryeqytet, deklaroi sot se në fund të gjithë do mbajnë mend punët që janë bërë dhe se si iu është përmirësuar jetesa falë cilësisë së tyre, jo fjalët që janë thënë.

18:24
Ilaçi anti-Covid/ E blen Komisioni Europian, e përfiton dhe Shqipëria!

Komisioni Europian dhe kompania farmaceutike Gilead nënshkruan një marrëveshje për furnizimin me deri në 500,000 doza Remdesivir, ilaçi i konsideruar si më efikasi deri tani kundër koronavirusit e të cilin e përdori së fundi dhe presidenti amerikan Donald Trump.

18:21
Debati Trump-Biden/ Evropianët, tifo për demokratin

Komisioni per debatet presidenciale ne SHBA njoftoi se përballja e dytë televizive mes presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat, Joe Biden do të zhvillohet në mënyrë virtuale.

18:09
Arrestohen 400 persona gjatë protestave në Indonezi

Mijëra studentë dhe punonjës organizuan sot tubime në mbarë Indonezinë në shenjë proteste kundër ligjit të ri për punësim, që u miratua më parë këtë javë.