Fauci bën vaksinën Live/ Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive rrit besimin e amerikanëve

23/12/2020 02:30

Anthony Fauci, specialisti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, bëri vaksinën anti covid të martën, bashkë me zyrtarë të tjerë të lartë dhe gjashtë punonjës shëndetësor, në një ceremoni të transmetuar live nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

‘Më e rëndësishmja që dua të them është se unë personalisht kam besim ekstrem tek siguria dhe efikasiteti i kësaj vaksine dhe dua t’i inkurajoj të gjithë që kanë mundësinë, të vaksinohen. Kështu do të kemi një lloj mbrojtjeje që dalëngadalë do të çojë drejt fundit të kësaj pandemie’- tha Fauci.

Pasi e bëri vaksinën, ai përshëndeti dhe duartrokiti kolegët e tij. 79 vjeçari, ishte ndër amerikanët e parë që mori vaksinën e prodhuar nga Moderna.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve, Francis Collins dhe sekretari për shëndetësinë, Alex Azar, po ashtu u vaksinuan në ceremoni.

Para tyre, gjashtë punonjës të tjerë shëndetësorë morën dozat e tyre. E kjo vjen ndërsa një sondazh i ri tregoi se dëshira e amerikanëve për të marrë vaksinën e koronavirusit është rritur pasi dy vaksinat e para u autorizuan. Sondazhi tregoi se 46 për qind e të anketuarve thonë se do ta marrin vaksinën sa më shpejt që të munden, një rritje domethënëse kjo krahasuar me 26 për qindëshin që kishte deklaruar se do ta bënin vaksinën në fund të tetorit.

Top Channel