Këto deklarata se pushteti serb ishte në gjendje të vriste edhe fëmijët e vet tronditën opinionit publik serb, por jo familjarët e viktimave.

Nëna e Dragan Trifunović-it, Ljubica, në intervistën ekskluzive për gazetën “Vesti” deklaroi se ata kishin kohë që besonin se pas vrasjes së fëmijëve të tyre qëndronte vetë shteti serb.

“Dyshimet që fëmijët tanë nuk i kishin vrarë shqiptarët u shfaqën jo shumë kohë pas vrasjes. E them haptazi si nënë dhe le të më dënojnë. Shteti i ka vrarë dhe shpresoj se nuk do të kalojë shumë kohë dhe do ta marrim vesh se kush pati guximin t’ia ngrehte çarkun. Të vriten nga shteti dhe askush të mos flasë për 15 vjet mendoj se është njëra nga fshehtësitë më të mëdha shtetërore. Është koha që të ndriçohen gjërat përfundimisht.

Së paku shpirtit tonë, shpirtit të prindërve do t’u bëhet më e lehtë. Me të vërtetë jemi të pezmatuar në shtetin dhe kërkojmë të zbulohet kush i bëri shoshë me 60 plumba këta të rinj të pafajshëm”, – është shprehur Ljubica Trifoviç, e cila humbi djalin në këtë masakër.

Emisioni i plotë:

Top Channel