Top Story/ Agron Kollçaku, shqiptari i akuzuar si kreu i grupit terrorist që kreu masakrën e Pandës, rrëfen dhunën në burgjet serbe

22/12/2020 23:03

Agron Kollçaku asokohe 26 vjeç, është njëri prej 6 të arrestuarve dhe të dënuarve padrejtësisht. I akuzuar si kreu i grupit terrorist “Bombasi” që kreu vrasjet në kafenenë “Panda” dhe në Prilep, edhe 22 vite pas kësaj ngjarje ai nuk ka mundur të harrojë torturat në burgjet serbe.

“I ndiej edhe sot keqtrajtimet. Sa herë e vë kokën në jastëk i kujtoj, nuk kam mundur të harroj. Isha një natë shumë i sëmurë, nga vuajtja uria, i thashë jam sëmurë, po më dhemb kryet.

Tash na mundemi edhe me ta heq kokën e nuk të dhëmb më. Më morën ashtu, këmbët e mia nuk më mbanin, kokën teposhtë, duart e lidhura dhe më çuan në spital dhe aty kanë tento me marrë edhe gjakun prej trupit tem, por një motër medicinale nuk e ka leju. Si në dorë të shkjaut ma”, – rrëfen Agron Kollcaku, ish i dënuar për rastin “Panda”.

Emisioni i plotë:

Top Channel