Çuçi në Open: S’kemi polici të depolitizuar, por është ulur pas 2013-ës

22/12/2020 22:18

Ministri i ri i Brendshëm i vendit, Bledi Çuçi është i ftuar ditën e sotme në emisionin “Open” në Top Channel.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në një studio paralele i ka drejtuar pyetje në lidhje me nivelin e politizimit dhe rrezikun në policinë e shtetit, bazuar në raportin e një sondazhi. Çuçi tha se ne nuk kemi një polici të depolitizuar , por pas vitit 2013 ka ardhur duke u ulur.

“Barometri mat perceptimin që nuk është pozitiv në masën e madhe por negativ. Arritjet e policisë janë që ka përmirësim dhe e vendosur në krahasim me Bashkimit Europian dhe po i afrohet BE. Nuk thash që është e  depolitizuar. Pjesa më e madhe është e politizuar por nga 2013 e më tej kemi një përmirësim të ndjeshëm”,  tha Çuçi.

Top Channel