Shkodër, ende s’dihen shkaqet/ Sulmi me armë në lokalin e efektivit të policisë, policia shpall në kërkim autorët

23/12/2020 10:41

Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dobraç të Shkodrës, ku disa persona qëlluan me armë zjarri në drejtim të lokalit të Albert Pjetrit.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale R. P., O. P., B. P. dhe M. Sh.

Gazetarja Anila Hoxha zbuloi dje se lokali është në pronësi të dy vëllezërve, ku njëri prej tyre është polic. Nuk dihen ende shkaqet dhe nëse ka çështje të pazgjidhura mes tyre dhe autorëve. Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga ngjarja, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dobraç, ku disa shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A. P.

Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit:

R. P., O. P., B. P. dhe M. Sh.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A. P., banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Vijon puna intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel