Tashmë është zyrtare: Ariana Grande kaloi nga “7 unazat” te një e vetme- ajo e fejesës!

Gjatë fundjavës, këngëtarja e famshme mori një dhuratë mjaft të veçantë Krishtlindjesh, një propozim për martesë nga i dashuri i saj, Dalton Gomez, e bashkë me të dhe një unazë që mendohet se mund të kushtojë më e pakta 100 mijë dollarë.

Syrit të fansave megjithatë, nuk i shpëtoi një detaj interesant: ai i perlës që shoqëronte diamantin e unazës së bërë posaçërisht për kantautoren. Ata mendojnë se margaritari në fjalë ishte një homazh që Gomez i bënte perlës që gjyshi i kishte lënë Arianës. Frank Grande ndërroi jetë në 2014-ën dhe pak muaj më vonë, Ariana postoi një foto të një unaze, të cilën gjyshja e kishte porositur për mbesën e saj duke i bashkuar perlën që dikur gjendej në një spilë të bashkëshortit të saj.

“ Nonna”, siç e quan Ariana, “bëri një unazë për mua me perlë nga spila e gjyshit. Gjyshi i kishte dalë në ëndërr dhe i kishte thënë se kjo perlë do të më mbronte”, shkruante këngëtarja atëherë.

Top Channel