Pikën e marrë në “Camp Nou”, kundër Barcelonës, Valencia e zhvlerësoi me humbjen 0-1 që pësoi në fushën e saj me një kundërshtare direkte për zonën europiane, si është Sevilla.

Golin që vulosi suksesin e andaluzëve e realizoi ish-futbollisti i Milanit, Suso, në minutën e 80-të.

Sfida deri në ato momente ishte e ekulibruar, me disa raste të rrezikshme në të dyja portat, por pa shkuar deri te goli. Në minutat e fundit Sevilla e mbrojti me fanatizëm rezultatin, duke zhvendosur qoftë përkohësisht në vendin e gjashtë Barcelonën. Më herët, takimi mes Elches dhe Osasunas përfundoi 2-2.

Top Channel