Mesa duket, në Shkodër nuk po zbatohen masat antiCovid! Organizimet e fundvitit sjellin grumbullime masive në qendër të qytetit.

Dhjetëra të rinj e të reja, pa maska mbrojtëse dhe pa respektuar distancën grumbullohen çdo ditë pranë lojërave të vendosura nga bashkia.

Institucionet e Shëndetit publik dhe as policia e shtetit, që janë përgjegjëse për mbikqyrjen e masave parandaluese nuk kanë reaguar.

Top Channel