Vaksinimi në Rusi/ Pak entuziazëm, mjekët janë skeptikë

23/12/2020 13:00

Çdo vend ka skeptikët e tij të vaksinave.

Në Rusi, thotë CNN, në mesin e tyre numërohen edhe mjekë. Lajmet e nisjes së vaksinimit me dozat e vaksinës së krijuar nga Pfizer dhe Biontech, ngjallën shumë shpresë e ngazëllim në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe. Por në Rusi, një nga vendet e pakta që ofron tashmë vaksina për një segment më të gjerë të publikut, pjesëmarrja në dy javët e para të vaksinimit masiv, rezulton me pak entuziaste.

Moska i çeli dyert e 70 qendrave të para të vaksinimit në fillim të dhjetorit, duke u ofruar punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe grupeve të tjerë të rëndësishme vaksinën ruse Sputnik V. Që nga ajo kohë, vetëm 15,000 njerëz janë vaksinuar, sipas kryetarit të Moskës Sergei Sobyanin. Çka do të thotë se mesatarisht, çdo klinikë imunizoi vetëm 15 persona në ditë, në një kohë kur në Amerikë vetëm javë e parë nga grupet prioritare u vaksinuan të paktën 271,000 vete.

Në dy qendra vaksinimi të Moskës, që grupi i CNN I vizitoi javën e kaluar nuk kishte fare radhë për vaksinë, thotë rrjeti i njohur televiziv amerikan. Shumë mjekë dhe infermiere ruse që folen për CNN, u shprehën të shqetësuar sidomos për nxitimin, me të cilin u bë procesi i regjistrimit të vaksinës dhe thanë se personalisht, do të dëshironin të kishin më shumë të dhëna lidhur me të, përpara se të bëjnë injeksionin.

Top Channel