“A keni frikë të ecni në rrugë të pandriçuar?”,Çuçi jep përgjigjen në Open

22/12/2020 22:32

Ministri i ri i Brendshëm i vendit, Bledi Çuçi është i ftuar ditën e sotme në emisionin “Open” në Top Channel.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha i është drejtuar me pyetjen nëse kishte frikë të ecte vetëm pasi është errësuar në një vend pa ndriçim në lagje të Laçit apo Elbasanit, të cilat janë të pasura me ngjarje kriminale, referuar një prej pyetjeve të sondazhit.

Ndërsa Çuçi e kundërshtoi duke lexuar se pyetja nuk ishte ashtu por ndryshe dhe se nuk ishte për lagje të rrezikshme, por në lagjen tuaj.

“Pyetja nuk thotë ashtu por a keni frikë të ecni në rrugë pa ndriçim kur është errësuar në lagjen tuaj. Unë nuk kam frikë, edhe kam ecur. Se në lagje ku nuk hyn policia je i pasigurt plotësisht, në dijeninë time nuk ka në vendin tonë’, tha ministri.

Kjo pyetje lidhet me vrasjen e Klodian Rashës, në orët e para të 8 dhjetorit në një rrugicë të pandriçuar.

Top Channel