Lufta në Kosovë la pas 13 535 viktima dhe më shumë se 20 mijë gra të dhunura. Por ndërsa vitet largohen, drejtësia për viktimat, po zbehet. E tillë është edhe vrasja në kafenenë “Panda”, që ndonëse shteti serb e di se kush e ka shkrehur armën, heziton ta zbardhë.

Bekim Blakaj, nga fondi për të drejtë humanitare në Kosovë mendon se vetëm zbardhja e të gjitha krimeve që kanë ndodhur gjatë kohës së luftës, do të çonte në një pajtim mes shqiptarëve dhe Serbëve.

“E vërteta është jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë procesin e ballafaqimit me të kaluarën, e sidomos me familjet e viktimave. Ata kanë nevojë të dinë të vërtetën, se çfarë ka ndodhur me familjarët e tyre që janë vrarë duhet të zbardhen të gjithë krimet pavarësisht se kush i ka kry apo kush do dënohet”, – i thotë Top Story, Bekim Blakaj.

Emisioni i plotë:

Top Channel