Kërkohej në Bosnje Hercegovinë/ Arrestohet në Kukës 39-vjeçari nga Kosova

23/12/2020 09:49

Një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Bosnje Hercegovina është arrestuar në Kukës.

Bëhet fjalë për shtetasin A. K., 39 vjeç, banues në Kosovë, i cili u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Sarajevo, Bosnje Hercegovina.

NCB Sarajevo, Bosnje Hercegovina ka lëshuar urdhërarresti për këtë shtetas, për veprën penale “Ryshfet/korrupsion”, parashikuar nga Kodi Penal i Bosnje Hercegovinës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel