Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha/ Ministrja Denaj flet për pensionin social që do t’i jepet familjes

23/12/2020 11:10

Përgjatë seancës së sotme në Kuvend, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj foli mbi Aktin Normativ, sipas të cilit i akordohet një pension social tetëfish më i lartë, familjes së Klodian Rashës, 25-vjeçarit që u vra nga një efektiv i “Shqiponjave”.

“Ky Akt Normativ  ka si synim për t’i ardhur në ndihmë familjes në një situatë të vështirë. Qeveria ka propozuar që të krijohet mundësia ligjore për të trajtuar financiarisht familjen e personit që ka humbur jetën. Sigurisht bashkohemi me dhimbjen e familjes dhe këtë kryeministri Rama dhe gjithë qeveria e kanë shprehur që ditën e parë e ne vijim”, tha ministrja.

Po kështu u bë me dije se akti në fjalë mund të përdoret, në rast se precedentë të tjerë tragjikë do të përsëriten.

Për më tepër rreth ngjarjes tragjike lexoni:

Dëshmia e policit të dytë: Klodian Rasha u përlesh fizikisht me policin që e qëlloi pak sekonda më pas

“Jam penduar”/ Qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha, Gjykata vendos “Arrest me burg” për efektivin e Policisë

Top Channel