Policia ka vënë nën pranga një 22 vjeçar, i cili gjatë protestës së mbajtur më datën 09.12.2020 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për vrasjen e Klodian Rashës, i ka vënë flakën pemës së Krishtlindjeve.

Në njoftimin e policisë thuhet se:

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit O. Xh., 22 vjeç, pasi më datë 09.12.2020, gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” i ka vënë flakën pemës së Krishtlindjeve”.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel