Tiranë/ Presion psikologjik gruas në prani të dy fëmijëve, pranga 45-vjeçarit

23/12/2020 10:51

Një 45 vjeçar është vënën nën prangat e policisë për dhunë në familje.

I dënuar më herët për veprën penale “Dhuna në familje”, në gjendje të dehur, shtetasi D.L. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, në prezencë të fëmijëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna ne familje”, pasi në rrugën “Dëshmorët e Fekenit”, në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike në prezencë të dy fëmijëve, ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel