Bledi Çuçi ishte i ftuar në Open në Top Channel në intervistën e parë mediatike si Ministër i Brendshëm.

Stafi i Open ka siguruar videon kur Çuçi merr vesh lajmin se është emëruar nga kryeministri Rama si ministër i brendshëm. Në video tregohet se Çuçi habitet kur merr vesh lajmin.

Më pas ministri Çuçi shpjegon:

‘Pra duhet ndarë se nuk është çështje mos dëshire por është çështje mos dijenie. Po unë e kam marrë vesh kur ishim në një aktivitet bashkë me Sorecën për fondet e IPARD-it. Po është ky momenti dhe më përpara po diskutonim më këtë gjë.

Aty ka treguar mesazhin në Twitter të cilët ja kishin sjellë dhe sigurisht ishte një befasi për mua , por nuk ka asgjë të jashtëzakonshme këtu. Befasia ishte sepse unë nuk e prisja , jo sepse unë nuk jam i gatshëm për të bërë këtë detyrë apo detyra të tjera që përfshijnë qeverisjen përderisa unë jam në politikë, përderisa unë jam pjesë e atij ekipi qeverisës, por sepse kisha disa projekte në zhvillim si ministër i Bujqësisë shumë të rëndësishme për sektorin’.

Videoja:

Top Channel