Varre masive dhe dhunë barbare/ Çfarë ndodh në “kampin e vdekjes” në Korenë e Veriut (FOTO)

23/12/2020 08:29

Një raport i publikuar së fundmi nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut në Korenë e Veriut, me seli në Uashington, ka zbuluar detaje shqetësuese mbi ato që njihen si qendra riedukimi në shtetin komunist, por që nga “The Sun” janë komentuar si kampet e vdekjes, pas publikimit të raportit.

Në raport paraqiten pretendime tronditëse, ku thuhet se personat që kapen në tentativë për t’u larguar nga Koreja e Veriut burgosen në këto kampe dhe skllavërohen, duke punuar deri në vdekje.

Duke iu referuar imazheve satelitore të kapura në periudha të ndryshme nga kampi Ch?ngsan No 11, i cili ndodhet në lindje të kryeqytetit, raporti pretendon se tregohen edhe varre masive, ku mund të jenë vendosur trupat e personave të burgosur.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel