Manchester City e “zhyt” edhe më keq Arsenalin, e eliminon nga Kupa e Ligës

23/12/2020 00:27

Nuk ka fund kriza e Arsenalit dhe për ta shtyrë më pranë humnerës trajnerin Mikel Arteta mendon Manchester City i Pep Guardiolës. Citizens triumfuan 1-4 në “Emirates” në sfidën çerekfinale të Kupës së Ligës, duke i nxjerrë jashtë shinave “Topçinjtë” në kompeticionin ku kishin ndoshta më shumë shanse për të triumfuar.

Një ndeshje që pati rivalitet vetëm gjatë pjesës së parë, që u mbyll 1-1. Golit të City-t, i shënuar nga Gabriel Jesus që në minutën e 3-të, iu përgjigj Lacazette sapo kaloi gjysmë ore loje. Arsenali u çorientua krejtësisht në fraksionin e dytë, me Citizens që realizuan tri herë radhazi me Mahrez, Foden dhe Laporte.

U kualfikua në gjysmëfinale të Kupës së Ligës edhe Brentfordi, që befasoi Newcastle 1-0 me gol të Dasilvas në minutën e 66-të.

Top Channel