E shtunë, 17 Tetor 2020
12:23
Vjeshtë ankthi në Greqi/ Specialistët: Rritet transmetueshmëria e virusit

Autoritete greke ndjekin me shqetësim të madh rritjen e rasteve me Covid19 ,numri i të cilave në 24 orët e fundit shënoi shifrën rekord prej 508 personash , duke e çuar numrin e përgjithshëm në 24450.

12:10
Veliaj i kërkon SPAK-ut të hetojë Bashën: PD është kthyer në një bandë që vë gjoba dhe punon për një familje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i kërkon SPAK-ut dhe prokurorisë që të hetojnë Lulzim Bashën dhe kunatin e tij në lidhje me gjobat që u vendosin bizneseve.

11:41
Mbi 24 mijë viktima/ Në luftë me koronavirusin, ky është bilanci rus

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.384.235, ndërsa bilanci i viktimave në 24.002.

11:33
E shtuna e futbollit! Spikasin Inter – Milan dhe Manchester City – Arsenal

Admiruesit e futbollit evropian do të kenë mundësinë që të argëtohen këtë të shtunë, teksa në program janë një sërë sfidash të rëndësishme ku spikat derbi i Madonninës në Serie A mes Interit dhe Milanit.

11:26
Rritje shqetësuese në Evropë/ OBSH: Rastet me COVID-19 kanë arritur nivele rekord në të gjithë botën

Rastet e përditshme të COVID-19 kanë arritur nivele rekord në të gjithë botën, veçanërisht në Evropë dhe kontinentin amerikan, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë të premten.

11:24
Detaje të reja/ Vrasësi pranon fajin e rrëfehet para policisë: Më kishte para borxh për tokën që i dhashë

Kliti Leka, autori i vrasjes së ndërtuesit Niko Goro mëngjesin e sotëm ka rrëfyer se përse e vrau 51-vjeçarin.

11:11
Covid-19/ Sa është numri total i rasteve në Kosovë dhe sa persona kanë humbur jetën

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 889 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 104 raste pozitive.

11:04
117 vite nga fluturimi i parë i një avioni me dy helika

Në mëngjesin e 17 tetorit 1903 do të realizohej fluturimi i parë i një avioni që punonte me dy helika, të cilat viheshin në punë nga energjia e brendshme e një motori me benzinë. Ky avion ishte përgatitur nga vëllezërit Uillbur dhe Orvil Rajt.

10:57
Në luftë për të frenuar valën e dytë! Evropa ashpërson masat antiCovid

Ndalimi i shoqërimit në Londër, shtetrrethim në Francë, mbyllje e shkollave në Poloni, një sërë masash kufizuese të ashpra hynë sot në fuqi në Evropë me shpresën për të frenuar valën e dytë të pandemisë së COVID-19.

10:56
Veliaj: Halli i Lulit në Sharrë është prishja e pazarit bashkë me kunatin, firmosi t’ia jepte privatit 8 euro/ton më shtrenjtë

Nga Kombinati, ku u bë prezantimi i Belinda Ballukut si e dërguar politike për këtë zonë, kryebashkiaku Erion Veliaj preku edhe një herë çështjen e impiantit të Sharrës, e cila në kohën e Lulzim Bashës ishte një bombë ekologjike, kurse sot është transformuar në një fushë me pemë.

10:50
Ndoti ajrin duke hedhur mbetjet, vihet nën hetim administratori i një firme në Elbasan

Administratori i një firme që ka marrë tenderin për pastrimin e mbetjeve urbane në Bashkinë Librazhd është vënë nën hetim për ndotje ajri.

10:50
Familjarët po e kërkonin/ Ishte larguar nga shtëpia, 40-vjeçari bën aksident në rrugën Tiranë-Elbasan

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan.

10:44
Covid-19, kjo është situata në Indi

Në 24 orët e fundit në Indi si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 837 persona.

10:32
Tapë në timon e pa leje drejtimi/ Tre shoferë të arrestuar në Durrës

Tre shoferë janë arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi kaë drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

10:31
Shtatzëni e shëndetshme – Fëmijë të shëndetshëm

Pritja e ëmbël e një foshnje është një përvojë e mbushur me emocione nga më të ndryshmet.

10:07
Emri/ Vrau me armë ndërtuesin 51-vjeçar Niko Goro në qendër të Himarës, kapet autori i atentatit

Autori i vrasjes së ndërtuesit 51-vjeçar Niko Goro është kapur nga policia në vendin e quajtur “Livadhet”, rreth 5 kilometra larg vendit të ngjarjes.

09:43
“Faktet kanë rëndësi!”, Veliaj publikon foton e ndryshimit të rrënjësishëm të Sharrës

Kreu i bashkisë së Tiranës e ka nisur ditën e sotme me një fotot të Sharrës, ku tregohet ndryshimi gjatë qeverisjes së PD-së dhe gjatë qeverisjes së PS-së.

09:12
Emri/ Vritet me armë zjarri ndërtuesi në Himarë, plagoset në këmbë motra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin  sotëm në Himarë, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri ndërtuesi 51-vjeçar Niko Goro.

09:09
Fotot/ Perla e veriut, Vermoshi, Rama uron një fundjavë të këndshme me pamjet mahnitëse

Kryeministri Edi Rama këtë fundjavë ka publikuar disa pamje të mahnitshme nga Vermoshi.

08:57
Të fluturosh në rrugë/ Arrestohen 2 persona, pezullohen 22 patenta gjatë 24 orëve në Tiranë

Dy drejtues mjetesh janë vënë në pranga gjatë 24 orëve në Tiranë për drejtim mjeti në gjendje të dehur që varionin nga 0.96 mg/l deri në 1.18 mg/l.

08:49
Fishekë e armë zjarri në shtëpi, arrestohen dy persona në qarkun e Fierit

Dy persona janë arrestuar në qarkun e Fierit pasi u janë gjetur armë zjarri në shtëpi.

08:30
“Nisma e Tre Deteve” merr mbështetje nga SHBA

Në vitin 2015, Polonia dhe Kroacia krijuan një lidhje prej dymbëdhjetë vendesh të BE-së midis Detit Baltik, Adriatik dhe Detit të Zi.

08:21
Çfarë përmban raporti i OKB-së për Kosovën?

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mbajë takimin informues të radhës për Kosovën më 21 tetor.

08:12
Brexit: Johnson përgatitet për ndarje pa marrëveshje

Kryeministri britanik Boris Johnson e ka përgatitur vendin e tij për një dalje të ashpër nga Bashkimi Evropian në 1 Janar.

07:41
Ulen sërish temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell po në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.

07:12
Covid-19/ Rritet numri i rasteve të reja në të gjithë botën, shkon në mbi 8 milionë numri i të infektuarve në SHBA

Vazhdon të rritet numri i të infektuarve me Covid-19. Kontinenti i Europës por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rritja e numrit të infektimeve është me shifra të larta.

06:59
Lidhja mes sëmundjeve të tiroides dhe diabetit, kujdesi që duhet të tregoni

Në larminë e sëmundjeve që rrezikojnë shëndetin e njeriut ndodh që ky i fundit të përballet njëkohësisht me diabetin por edhe me problemet me tiroiden. Ekspertët konfirmojnë se njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 1, 2, rezistenca ndaj insulinës apo sindroma metabolike mund të jenë dyfish të rrezikuar nga problemet me tiroiden dhe anasjelltas.

06:47
Çaji i hudhrës/ Zbuloni arsyet shëndetësore pse duhet ta pini çdo mëngjes

Në shumë vende të largëta të botës, njerëzit pohojnë efikasitetin e çajit të hudhrës kundër të ftohurës dhe kollës. Përbërësit e çajit luftojnë mikrobet dhe shpërbëjnë sekrecionet që ngacmojnë kollën, duke lehtësuar zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.

06:28
Hithra, rradhiqe dhe rukola, njihuni me arsyet pse duhet t’i konsumoni çdo ditë

Rukola, hithra dhe lulerradhiqja janë tre barishte fantastike për shëndetin, të cilat veç shijes së hidhur kanë të përbashkët edhe shumë vlera të tjera. Të treja këto barishte të egra pastrojnë gjakun, ulin tensionin e gjakut, parandalojnë aneminë dhe ulin kolesterolin. Ato përmirësojnë tretjen dhe ndihmojnë në rënien në peshë.

06:06
A ka lidhje mes kripës dhe stresit? Çfarë duhet të keni kujdes

Gjuha e njeriut është shumë e ndjeshme ndaj shijeve të cilat përcaktojnë edhe nepsin ndaj ushqimeve të caktuara. Shija e kripur mund të mos ketë përfitime të mëdha por nxit dëshira dhe neps të paparë.

05:50
BE-ja dënon “provokimet” e Turqisë në lindje të Mesdheut

Bashkimi Evropian ka dënuar “veprimet e njëanshme dhe provokimet” e Turqisë në lindje të Mesdheut, pasi Ankaraja është përfshirë në një konflikt për burime të energjisë me vendet anëtare të BE-së, Greqinë dhe Qipron. Liderët e BE-së kanë diskutuar mosmarrëveshjet në një samit në Bruksel, pasi Turqia ka dërguar sërish një anije kërkimore në ujërat e kontestuar, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për t’u tërhequr.

05:15
Britania: Bisedimet tregtare me BE-në kanë “përfunduar”

Bisedimet në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian për marrëveshje tregtare pas Brexitit, kanë “përfunduar”, ka thënë Qeveria britanike. Sipas saj, bisedimet “nuk ka kuptim” që të vazhdohen përveç nëse BE-ja përgatitet që të diskutojë tekstin ligjor të detajuar të partneritetit.

04:51
Media: Turqia bëri provë me sistemin e mbrojtjes ajrore që bleu nga Rusia

Turqia, anëtare e NATO-s, ka bërë provë me sistemin e saj të përparuar të raketave të mbrojtjes ajrore të prodhuar nga Rusia, tha media turke të premten, duke rrezikuar një bllokim të ri me Shtetet e Bashkuara.

04:24
SHBA/ Kandidatja për Gjykatën e Lartë, më pranë konfirmimit

Gjykatësja Amy Coney Barrett, e emëruar nga Presidenti Trump për të mbushur vendin e mbetur bosh në Gjykatën e Lartë pas vdekjes muajin e kaluar të ish-anëtares së Gjykatës Ruth Bader Ginsburg, kaloi pengesën e parë në procesin e konfirmimit, pas përmbylljes dje të seancave katër ditore me pyetje-përgjigje në Komisionin e Senatit për Gjyqësorin. Ajo nuk pranoi të jepte një përgjigje të qartë për një numër çështjesh që nga aborti e deri te e drejta e armëmbajtjes. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson shpjegon hapat e tjerë të procesit:

04:09
OBSH thotë se remdeziviri ka pak ose aspak efekt tek rastet e rënda me COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi të premten se një provë me një kohëzgjatje gjashtë muaj e trajtimeve me COVID-19 gjeti “të dhëna bindëse” se remdeziviri, një ilaç që u përdor për të trajtuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump kur u sëmur, ka pak ose aspak efekt në rastet serioze të virusit.

03:50
Britania: Rusia fushatë dezinformimi ndaj vaksinave perëndimore

Ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab akuzoi të premten Rusinë për një fushate dizinformimi në të gjithë botën që synon të thyejë besimin e publikut tek vaksinat perëndimore kundër koronavirusit. Zoti Raab e quajti këtë një veprimin “të dënueshëm” në një kohë kur vendet siç tha ai, duhet të bashkohen për të luftuar një pandemi që ka shkaktuar vdekjen e një milion njerëzve.

03:33
Ndizet debati nëse Twitteri po mbron apo ndërhyn në procesin zgjedhor

Vendimi i kompanisë së medias sociale Twitter për të bllokuar përhapjen në platformën e saj të një artikulli për djalin e ish-nënpresidentit Joe Biden, Hunter Biden, ka ndezur edhe më tej debatin lidhur me fuqinë që gëzojnë kompanitë e medias sociale dhe si ndikojnë ato tek zgjedhjet në SHBA. Disa e kanë përshëndetur vendimin e Twitter-it si pozicionim kundër dizinformimit. Të tjerët e kanë kritikuar duke e cilësuar si të njëanshëm dhe si kufizim të lirisë së fjalës në një mënyrë që ndikon tek zgjedhjet.

03:18
Tensionet në rritje midis SHBA dhe Kinës

Rritja e ekonomisë kineze dhe ambiciet e Kinës për shtrirje më të gjerë në rajonin e Paqësorit jug-perëndimor po alarmojnë Uashingtonit, tashmë të goditur nga pasojat e rënda të koronavirusit, pandemisë që e pati zanafillën në provincën kineze Wuhan. Ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve duken të tensionuara, analistët komentojnë gabimet e politikës amerikane që shkaktuan dështimin në politikat ndaj Kinës dhe ndikimin që kjo mund të kenë në të ardhmen.

02:52
Trajtimi i Covid-19/ OBSH: Ende nuk ka një ilaç përfundimtar për sëmundjen

Pandemia ka parë një përpjekje globale të paprecedentë për të zbuluar një trajtim të sigurt dhe efikas, përmes zhvillimit të ilaçeve të reja që marrin në shënjestër koronavirusin e ri, apo duke riparë ilaçet ekzistuese. Por, vetëm pak ilaçe të testuar deri më tani, kanë rezultuar efektivë dhe ky është një konkluzion i përforcuar nga një studim i OBSH i publikuar së fundmi.

02:35
Rekord infektimesh në Europë/ Italia, Franca dhe Gjermania në alarm nga Covid-19

Italia ka regjistruar 10010 infektime të reja në 24 orë dhe kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë në vend, 13 për qind më e lartë edhe se rekordi i një dite më parë, 8804 raste të reja.

02:02
Vala e dytë e Covid-19, më dramatike në Evropën lindore

Shumë vende të Evropës lindore, që u mbyllën herët në pranverë dhe e kaluan lehtë valën e parë të Covid-19, tani po përballen me një valë të dytë, në një përmbysje të ndarjes mes lindjes dhe perëndimit.

01:46
Vaksina anti-Covid/ Drejtori i EMA: Fillimi i fundit të pandemisë

Ardhja e vaksinës është fillimi i fundit të pandemisë, por jo fundi i saj. Do të thotë se pas një viti që nga pasja në dispozicion e vaksinës, do të shohim pandeminë të reduktohet në mënyrë thelbësore.

01:14
Reagime kundër Lajçak në Kosovë/ Osmani: Nuk i është dhënë përkrahja për asociacionin me kompetenca ekzekutive

Ndryshe nga ajo çfarë tha në Prishtinë me 15 tetor se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që ia pamundëson kompetencat ekzekutive asociacionit, në Beograd emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak shprehi të kundërtën.

00:52
“Jam më pak i fokusuar te golat”, Messi flet për rolin e ri te Barcelona

Lionel Messi provoi largimin nga Barcelona gjatë kësaj vere, por këmbëngulja e drejtuesve dhe kontrata e vlefshme deri në fund të sezonit, bënë që të mbetej në “Camp Nou” të paktën edhe për këtë sezon.

00:43
Reagon CR7: Nuk e kam shkelur protokollin, pres të kthehem së shpejti e të shijoj jetën

Cristiano Ronaldo është mirë dhe i karikuar për t’u kthyer sa më parë në aksion. Dhe për ta provuar këtë, ai komunikoi drejtpërdrejt në Instagram për ndjekësit e tij, duke hedhur poshtë akuzat se për shkelje të rregullave të karantinës, pasi u testua pozitiv me COVID-19.

00:38
Buzëqeshin tek Atalanta, Josip Ilicic lë pas depresionin

Atalanta dhe tifozët e saj më në fund mund t’i gëzohen kthimit të Josip Ilicicit. Trajneri Gian Piero Gasperini tashmë ka njoftuar se sulmuesi slloven do të jetë i grumbulluar për transfertën me Napolin, madje mund të zbresë në fushë.

00:25
Roland Koeman: S’ka çështje “Griezmann”, vendos trajneri

Ronald Koeman e komentoi pa u shqetësuar deklaratën e Antoine Griezmann, pasi shënoi në sfidën Kroaci-Francë, se Didier Deschamps dinte “ku të më poziciononte”. Trajneri i Barçës shpjegoi me transparencë se ka folur me sulmuesin francez dhe nënvizoi se pozicioni i anësorit të djathtë fals “është më i miri për Barçën”.

00:11
Aventurierët/ Alionit dhe Gëzimit i shkon flirtimi ‘huq’

Plot surpriza dhe të papritura edhe në këtë episod të Aventurierëve. Ndërkohë që grupi ishte në Theth, Alioni dhe Gëzimi qëndruan në Spille duke shijuar plazhin.

E premte, 16 Tetor 2020
23:57
Aventurierët/ Stivi dhe Xhoi hakmerren, Dodo largohet nga shtëpia me ambulancë

Plot surpriza dhe të papritura edhe në këtë episod të Aventurierëve. Stivi dhe Xhoi u hakmorën ndaj Dodos. Pasi ishin kthyer nga Thethi, Dodoja iu bashkua grupit në festë.

23:40
Manchester United aktivizon klauzolën, Pogba “Djall i Kuq” deri në vitin 2022

Paul Pogba do të jetë një lojtar i Manchester United deri në vitin 2022. Siç informon Goal.com, në fakt, “Djajtë e Kuq” kanë aktivizuar një klauzolë në kontratën e mesfushorit francez, e cila shtyn afatin e përfundimit nga viti 2021 në 2022, megjithëse mbetet për t’u zyrtarizuar. Javën e kaluar, ndërsa ishte i grumbulluar me ekipin kombëtar francez, Pogba bëri deklarata që Manchester United nuk i pëlqyen.

23:29
Dygolësh i Mbappesë, PSG fitore të thjeshtë ndaj Nimmes

Fitore e lehtë e PSG në fushën e Nimes për javën e shtatë të kampionatit francez, Ligue 1. Kampionët në fuqi të Francës fituan thellë 0-4 në një sfidë që e luajtën thuajse të plotë në epërsi numerike, pas në radhët e vendësve u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 12 për ngritje të rrezikshme të takave para syve të gjyqtarit.

23:00
Belgjika mbyll restorantet dhe vendos orë policore për të luftuar COVID-19

Belgjika ka marrë vendim të premten që të mbyllen të gjitha kafiteritë dhe restorantet për katër javët e ardhshme si dhe të vendosë orë policore, teksa tenton të luftojë rritjen e shpejtë të numrit të të infektuarve me koronavirus.

22:46
Evropa ia kalon SHBA/ Më shumë raste të reja me covid

Shqetësimi po rritet në Evropë ndërsa vendet thyejnë rekorde njëri pas tjetrit për sa i takon rasteve ditore të koronavirusit dhe organizata botërore e shëndetësisë paralajmëron se bilanci ditor i viktimave në kontinent mund të shkojë në të paktën pesë herë më i lartë se ai i prillit, brenda pak muajsh.

22:31
Mision i pamundur? Këta njerëz kanë gjetur zgjidhjen perfekte

Truri është një mister që shumë njerëz do të donin të zgjidhnin.

22:21
Kura e covid/ OBSH: Ende asnjë ilaç përfundimtar

Pandemia ka parë një përpjekje globale të paprecedentë për të zbuluar një trajtim të sigurt dhe efikas, përmes zhvillimit të ilaçeve të reja që marrin në shënjestër koronavirusin e ri, apo duke riparë ilacet ekzistuese. Por, vetëm pak ilaçe të testuar deri më tani, kanë rezultuar efektivë dhe ky është një konkluzion i përforcuar nga një studim i OBSH i publikuar së fundmi.

22:13
10 gjëra të pabesueshme që do ndodhnin nëse Toka do ndalonte

Njerëzit gjithmonë kanë qenë të intriguar nga ajo që do të bëhej nga Toka do ndalonte apo nëse do të ndodhte diçka katastrofike.

22:00
Hoti shkarkon krerët e Doganës e Tatimeve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar të premten nga detyra ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, Ibrahim Xhakan si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezajn.

21:52
Maqedonia e Veriut/ Shtohen rastet, por jo masat

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të premten 438 persona të infektuar me koronavirus, gjashtë viktima dhe 191 të shëruar. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, të dhënat iu referohen 2,306 testeve të kryera në 24 orët e fundit.

21:43
“Jezusi i pastrehë” raportohet në polici 20 minuta pas instalimit të statujës

Një skulpturë e “Jezusit të pastrehë ishte instaluar në stolin e një parku pranë kishës së St. Barnabas në Bay Village, Ohio, për të sensibilizuar ndaj problemit të njerëzve të pastrehë në botë.

21:33
Mësuesit të historisë iu pre koka pasi tregoi karikatura të profetit Muhamed/ Fillon hetimi për terrorizëm

Një mësuesi historie që ka treguar karikatura të profetit muhamed në klasë, iu pre koka të premten ndërsa agresori i tij u vra nga policia franceze ndërsa përpiqej ta arrestonte.

21:29
Plas sherri në “Hell’s Kitchen”, konkurrentët kapen me duar

Indriti dhe Ergisa janë përfshirë në një debat të nxehtë me njëri-tjetrin që ka përfunduar deri në shtyrje e kapje duarsh.

21:24
Rangers-Celtic/ Tifozet e zjarrta të derbit të Skocisë, ndezin atmosferën para përballjes

Tifozja e çmendur e Rangers, skocezja Lana Wolf thotë se bashke mikeshat e saj do të publikojnë një video speciale për derbin e parë të sezonit me rivalët e vjetër Celtic.

21:18
Ish-presidenti francez/ Akuzë për konspiracion kriminal

Hetuesit në Francë kanë lëshuar një akuzë të katërt kundër ish presidentit Nicolas Sarkozy, që supozohet se ka marrë para nga Libia për të financuar fushatën e tij presidenciale në 2007.

21:00
Violinistja gjen mënyrën edhe për t’u praktikuar edhe të mbajë kotelen pranë (Video+foto frymëzuese)

Kjo është Esther Abrami dhe macja e saj Rémila, të cilat kanë një miqësi me “notat” e duhura.

20:54
U dërgua në Turqi për mjekim të specializuar, humb jetën nga covid efektivi i policisë

Është ndarë nga jeta Jani Nehani ose i njohur edhe si Hyd Nehani.

20:50
Vaksina e PFIZER/ Kërkesa për miratim pas zgjedhjeve

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer njoftoi të premten se në fund të nëntorit mund të paraqesë kërkesën pranë autoriteteve amerikane për përdorimin e vaksinës kundër COVID-19, për të cilën po punon së bashku me kompaninë gjermane BioTech.

20:46
OBSH e shqetësuar: Shtrimet në spital me pacientë COVID po rriten

Numri në rritje i rasteve të COVID-19 në të gjithë Evropën shumë shpejt mund t’i çojë spitalet në limitet e tyre të kapacitetit, paralajmëroi sot OBSH-ja.

20:40
Fiks Fare! Zvarritet vendimi gjykatës për dëmshpërblimin e të verbërve, Bashkia: S’kemi fonde!

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, me një vendim të formës së prerë, më 15 maj 2018 ngarkoi Bashkinë Kurbin për dhënien e një dëmshpërblimi në vlerën e rreth 11,5 milonë lekëve (të reja) ndaj Shoqatës së të Verbërve, Dega Kubin e përbërë nga rreth 60 individë. Kjo për shkak të mospërllogaritjes së ideksimit të pagesave të paaftësisë në vitet 2005-2010. Megjithëse kanë kaluar më shumë se dy vite, vendimi është ekzekutuar pjesërisht, ku deri më tani janë dhënë vetëm 2,4 milionë lekë, vlerë e cila ende nuk ka shkuar te përfituesit.

20:35
Rusi, mediat: Vaksina e koronavirusit nga Oxford i kthen njerëzit në majmunë, ja si do të përfundonte Johnson

Një fushatë njollosjeje ka nisur në programet politiko-humoristike në Rusi të cilat përpiqen të diskreditojnë vaksinën e koronavirusit që po zhvillohet nga shkencetarët e Universitetit të Oksford në Britani.

20:24
Reagime kundër Lajçak në Kosovë/ Osmani: Nuk i është dhënë përkrahja për asociacionin me kompetenca ekzekutive

Ndryshe nga ajo çfarë tha në Prishtinë me 15 tetor se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që ia pamundëson kompetencat ekzekutive asociacionit, në Beograd emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajcak shprehi të kundërtën.

20:15
Zgjidhen anëtarët e rinj të Komisionit të Pavarur të Mediave

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar të premten në mbrëmje për anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave. Granit Musliu, Xhevat Latifi dhe Azdra Deshiq janë anëtarët e KPM-së.

20:14
Ligji i ri/ 5 vetë dënohen me vdekje në Bangladesh për përdhunimin e 15-vjeçares në 2012

Pesë burra që përdhunuan një vajzë 15-vjeçare, janë dënuar me vdekje sot në Bangladesh, vetëm disa ditë pas aprovmit të dënimit kapital për rastet e përdhunimit.

20:14
Rekord i ri ditor i COVID-19 në Itali, mbi 10 mijë raste të reja

Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në rekomandimet e Ministres së Financave, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë vendim për t’i liruar nga detyra ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.

19:54
‘Trafik i rënduar’ në Afrikën e Jugut/ Video spektakolare e 4 luanëve që bllokojnë rrugën e makinave në rezervat

Një grup prej katër luanësh të rritur meshkuj janë parë së fundmi duke bërë një shëtitje të relaksuar në rrugën e asfaltuar pranë rezervatit të tyre në Afrikën e Jugut, duke bërë që dhe makinat të avancojnë vetëm me shpejtësinë e ecjes së tyre.

19:53
Tea i surprizon të gjithë, zgjedh në takim Gracianon…

Ndjesia e mirë që u la pas takimit të Arjonit dhe Teas, u duk se do të vijonte me një takim të radhës, por jo. Në mënyrë surprizë Tea vendosi që në takim të ftojë Gracianon.

19:48
“Inceneratorin e marrim në 2021”/Bashkia e Elbasanit: Asgjëson mbetjet tona pa pagesë prej vitit 2016

Në një deklaratë të saj, shoqëruar edhe me dokumentacionin përkatës, Bashkia e Elbasanit deklaroi se që prej vitit 2016 depoziton mbetjet urbane në impiantin e përpunimit të mbetjeve urbane në Elbasan. Më pas në vitin 2017 nisi incenerimi i tyre.

19:41
Gjobiten 24 depo farmaceutike/ Rritën çmimin e maskave, dezinfektantëve dhe alkoolit në fillim të pandemisë

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur gjobë për 24 depo të furnizimit të tregut farmaceutik me materiale paramjekësore. Sipas vendimit të autoritetit të konkurrencës këto gjoba janë vendosur për shkak të rritjes së çmimit të maskave, dezinfektantëve dhe alkoolit me fillim e pandemise se covid 19.

19:40
Greqia vendos pajisje shurdhuese kundër refugjatëve në kufi

Sipas raportimeve në shtyp, Athina zyrtare ka instaluar dy pajisje të reja portative që lëshojnë valë të fuqishme zanore, në zonën kufitare të lumit Evros (Marica) për t’u përdorur kundër fluksit të imigrantëve nga Turqia

19:39
Rekord i ri ditor i COVID-19 në Itali, mbi 10 mijë raste të reja

Statistikat e përditshme të Italisë mbi infektimet e reja të COVID-19 thyen sot rekord për të tretën ditë radhazi, pasi u raportuan 10,010 raste.

19:38
​Kurti mbështet publikisht Joe Bidenin për President të ShBA-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbështetur publikisht kandidatin Joe Biden për President të ShBA-së.

19:36
Xhelozia shfaqet hapur/ Andi kapet me Arjonin: Tea ishte shumë shumë e ngurtë…

Takimi mes Arjonit dhe Teas duket se nxiti “xhelozinë” e Andit. Ai ka zhvilluar tre takime me Tean, aq sa për të mjaftuar që bukuroshja bionde ta shprehë hapur pëlqimin për të.

19:34
“Sa i rëndësishëm është seksi për ty në një marrëdhënie?/ Pyetja që vendosi në siklet Tean…

Java u mbyll në “Për’Puthen” me takimin mes Teas dhe Arjonit. Takimi mes tyre shkoi shumë mirë dhe kjo u konfirmua dhe nga dyshja.

19:25
Sulm i dyshuar terrorist me prerje koke në periferi të Parisit

Prokurorët francezë anti-terror thanë sot se po hetojnë një sulm të dyshuar terrorist gjatë të cilit një njeri vdiq me prerje koke, ndërsa sulmuesi u qëllua dhe u neutralizua nga policia.

19:23
A po mendohet një largim? Pyetja që ngre dyshimet në takimin mes Teas dhe Arjonit

Takimi i fundit për këtë javë, ishte ai mes Arjonit dhe Teas. Takimi i tyre u duk se shkoi shumë mirë dhe kjo u konfirmua nga të dyja palët.

19:19
Nga një bombë ekologjike, në park me 10 mijë pemë, Veliaj: Ndryshimi në Sharrë si nata me ditën

Ndryshimi që ka ndodhur në Sharrë është i pabesueshëm, ku malet me plehra janë zëvendësuar me 10 mijë pemë të mbjella e ajër më të pastër për të gjithë Tiranën.

19:16
Rritet niveli i varfërisë dhe urisë për shkak të Covid-19

Pandemia e koronavirusit ka rritur varfërinë dhe urinë për shumë njerëz në vitin 2020, sipas Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO. Në zonat si Afrika, konflikti dhe ndryshimi i klimës e kanë përkeqësuar më tej situatën tashmë të rëndë.

19:12
Vdekja e tmerrshme gruas së grabitur në Kairo ndez protesta zemërimi në gjithë Egjiptin (foto)

Policia e Egjiptit ka arrestuar një nga të paktën tre të dyshuarit e përfshirë në vrasjen e një vajzë të re në Kairo, në një incident të rëndë që ka ndezur protesta në të gjithë vendin musliman afrikano-verior.

19:05
Aksident tragjik në aksin rrugor Elbasan-Peqin, makina përplas për vdekje 46-vjeçaren

PEQIN- Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim, Peqin.

19:03
Pas lajmeve për drogë, plagosje e fejesë/ Reagojnë Tea dhe Shqipja: Andi e sqaroi…

Shqipja dhe Tea, janë dy nga vajzat që kanë dalë më së shumti në takim me Andin. Të dyja e kanë shprehur hapur pëlqimin për djalin, ndërsa Andi ka thënë se pëlqimi i tij në këto momente është i barabartë për të dyja.

18:59
“Për’Puthen”/ I fejuar? Andi e thotë troç: Kjo është reale por…

Mediat këto kohë kanë qenë shumë të fokusuara tek emisioni “PërPuthen”.

18:55
Putin shpreh shqetësim te Erdogan për prezencën e mercenarëve sirianë në Nagorno-Karabak

Kremlini njoftoi sot se presidenti rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike me liderin turk Rexhep Tajip Erdogan ka shprehur “shqetësim serioz” për prezencën e militantëve nga Lindja e Mesme në zonën e konfliktit mes Armenisë e Azerbaixhanit.

18:48
Lirohen dy zyrtarët e ARRSH-së që u arrestuan në Durrës, ‘arrest shtëpie’ për një të tretë! Në kërkim 6 të tjerë

Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë dy nga zyrtarët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, të arrestuar gjatë  operacionit ”Bypass”, ndërsa nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë ”arrest në shtëpi” për një të tretë.

18:42
E shkuar e errët mes drogës dhe plagosjeve/ Reagon Andi: Ja si qëndron e vërteta…

Ditët e fundit, në media kanë qarkulluar lajme të shumta që e lidhin Andin e “Për’Puthen” me skandale të rënda.

18:41
“Ftesë në 5”/ “Kam thyer këmbë, krah e kam djegur fytyrën”, aksidenti i sportistit shqiptar

Skiatori Erjon Tola ishte i ftuar këtë pasdite në studion e emisionit “Ftesë në 5”. Ai është një skiator profesionist, ku ka marrë pjesë në 4 olimpiada dhe është renditur në “top 50-en” e më të mirëve në botë në këtë sport.

18:40
Phizer, kërkesa për miratimin e vaksinës nga SHBA, pas zgjedhjeve

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer njoftoi të premten se në fund të nëntorit mund të paraqesë kërkesën pranë autoriteteve amerikane për përdorimin e vaksinës kundër COVID-19, për të cilën po punon së bashku me kompaninë gjermane BioTech.

18:36
Nata e tretë e Hell’s Kitchen/ Rritet tensioni mes konkurrentëve, një sfidë e veçantë i pret

Nata e tretë e Hell’s Kitchen do të jetë si gjithmonë me shumë të papritura. Tensioni i konkurrentëve sa vjen e shtohet, ndërsa krijohen edhe ‘grupe rivale’ mes tyre.

18:36
BE dënon aprovimin e Izraelit për 3000 njësi të reja banimi në tokat e Palestinës

Ministra të vendeve të Bashkimit Evropian dënuan dje vendimin e Izraelit për avancimin e planeve për ndërtimin e njësive të reja të banimit në tokat e pushtuara palestineze, duke thënë se vë në rrezik zgjidhjen me dy shtete të konfliktit me Palestinën.

18:34
“Ndryshimi si nata me ditën”/ Veliaj nga Sharra: Kemi kursyer 30 përqind më shumë, Luli dhe kunati i tij kërkojnë fitimin e munguar

Nga Sharra kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj foli për ndryshimin që ka pësuar ky vend nga koha e PD e sot, si dhe kursimin e madh për qytetin, që nga tarifa që paguhej për ton për mbetjet, ku ajo e Bashës ishte 37 euro, ndërsa ajo që paguhet sot është 29 euro.

18:15
Britania: Bisedimet tregtare me BE-në kanë “përfunduar”

Bisedimet në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian për marrëveshje tregtare pas Brexitit, kanë “përfunduar”, ka thënë Qeveria britanike.

18:07
Pamjet direkte te falkojve në ndërtesën e Melbourne, mahnisin qytetin e izoluar nga koronavirusi (video)

Me zgjerimin e teknologjisë është shtuar dhe popullariteti i zogjve, as sa një familje falkojsh që jetojnë në një zgavër të ndërtesës së lartë CBD në Melbourne të Australisë, janë bërë simboli kryesor i lirisë në qyteti e izoluar nga koroanvirusi.