Melisa kërkon të sqarojë ftohjen e Fatjonit: Kemi folur në telefon dhe…

03/01/2021 21:49

Pas ftohjes të papritur të dyshes Melisa-Fatjon, edhe pse dukej se po shkonin drejt lidhjes, dy konkurrentët u ulën përballë njëri-tjetrit në Përputhen Prime për të diskutuar.

Fatjoni: Më pëlqen shumë mënyra si shtiresh

Melisa: Më trego çfarë ka akemuluar që të kam bërë unë ty

Fatjoni: Ti e di shumë mirë se çfarë ke bërë

Melisa: Po pse do të justifikohem ty unë? Je msuar të zbusësh delet ti me puthje, me mua s’ke shance.

Fatjoni: Nëse je burrneshë ti e pranon vetë se çfarë ke bërë, je e shtirur. Ti mund të thuash atë që folëm ne në telefon. Kam respect për familjen tënde, por jo për ty.

Melisa: Kur ke gjëra me i thën, thuaji

Fatjoni: Po bën viktimën, para publikut, jo për ne të dy, se ne e dimë shumë mirë për çfarë bëhet fjalë. Kur u zure me mua, unë u përfshiva aq shumë me ty sa u revoltova kaq shumë, ti e di mirë për çfarë bëhet fjalë. Ishe e rëndësishme për mua meqë dilja me ty. Po nuk mund ta them unë, thuaje ti vetë. Ti më the mua je me program.

Melisa: Po me program je, se dole me Anën, lule çokollata, dole me Melisën, lule çokollata, tani prapë me Anën tjetër.

Fatjoni: Unë e kam shprehur që e kam inat kur femrën ledhatohet me të gjithë meshkujt. Ti kur dole me mua, hodhe direkt krahun Mevlanit e the vjehrra ime.

Melisa: Po se e mbylla me ty unë, se ti je si Drama Queen. Ti harroje se do bëj diçka për ty unë. Për ça të kam sulmuar?

Fatjoni: Nuk është çështje sulmi, po sillesh si politikane tani. Ku ke ndjenja ti moj. Ne të dy e dimë shumë mirë si je ti.

Top Channel