U njoftuan se kanoste me armë një person, policia sqaron ngjarjen në Vlorë

04/01/2021 11:19

Vlorë – Mbrëmjen e djeshme, në sallën operative të Policisë së Vlorës, është njoftuar se në fshatin Llaktundë, Vlorë,  një person po kërcënonte me armë gjahu një tjetër.

Sipas policisë pas kontrolleve të bërë ka rezultuar se F. Z., 39 vjeç, banues  në lagjen  “Uji i Ftohte”, Vlorë, pas një konflikti verbal, nuk e ka kanosur me armë gjahu por me fjalë, 31-vjeçarin A. D.,banues në fshatin Llaktundë, Vlorë. Ndërkohë armën e gjahut që posedonte F. Z, e kishte me leje nga organet përkatëse.

Njoftimi i policisë:

Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar forca të shumta të Policisë, nga verifikimet e bëra dhe nga deklarimi i personit që kishte njoftuar Policinë, rezultoi se shtetasi  F. Z., 39 vjeç, banues  në lagjen  “Uji i Ftohte”, Vlorë, pas një konflikti verbal, nuk e ka kanosur me armë gjahu por me fjalë, shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në fshatin Llaktundë, Vlorë. Armën e gjahut që posedonte shtetasi F. Z, e kishte me leje nga organet përkatëse.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, shtetasi F. Z, është proceduar në gjëndje të lirë për veprën penale ”Kanosja”.

……………….

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel