E papritur! Ana përjashtohet, Atdheu çohet dhe puth Anën në mes të studios

03/01/2021 22:42

Sapo produksioni dha vendimin për Anën, Bora e pyeti nëse ajo ka ndonjë kërkesë të fundit dhe ajo kërkoi që Atdheu ta puthte.

Nëse të gjithë menduam se do e puthte në faqe, Atdheu i la të gjithë pa fjalë, duke bërë të kundërtën.

Ai u ngrit dhe i dhuroi asaj një puthje në buzë dhe e mbajti të përqafuar për disa sekonda.

Dialogu:

Ana: Kam një peng, Atdheun, më vjen shumë keq që nuk e pamë takimin e dytë të zhvilluar bashkë. Por nëse është Atdheu që njoh unë, nëpër takime flas, nuk do preferonte asnjëherë një femër si Sindi. Nëse është djali që unë kam njohur nëpër takime, Atdheu nuk do preferonte një femër si Sindi. Do më puthësh pak?

Atdheu: Do vazhdoj të qëndroj në program.

Ana: Ishte një puthje për të treguar që të kam xhan, ai do ulet aty dhe do gjejë dashurinë e jetës.

Atdheu: Ishte shumë bukur kjo. Unë do vazhdoj programin, por me Sidnin nuk kam arritur aty ku kam arritur me Anën.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel