Ashtu siç u paralajmërua, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka riformuar kabinetin qeveritar, për herë te parë pas zgjedhjeve te 2019.

Mesditën e se henes se pare te vitit 2021, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kryer një riformatim te kabinetit te tij qeveritar, duke dashur ti japë një ristart te ri sipas tij, reformave qe ai ka ne plan gjate kësaj periudhe te vështire për Greqinë, por edhe për vendet e tjera kudo ne bote, për shkak te pandemisë.

Ndërkohe, ne qeveri kane hyre 12 politikane, prej te cilëve 10 deputete aktuale te Demokracisë se Re, një si ministër, njëmbëdhjete si zv/ ministra, ndërsa ka ndryshuar edhe zëdhënësi i qeverise, i cili ka paraqitur edhe ndryshimet perkatese ne konferencën për shtyp.

Christos Tarantilis Zedhenesi i ri i qeverisë: Çdo qeveri duhet të tregojë në kohën e duhur fleksibilitet. Ne këtë kontekst kryeministri Kyriakos Mitsotakis i cili ka përgjegjësinë për formimin dhe riformatimin e qeverise sipas Kushtetutës, morri vendimin për te kryer ndryshime ne përbërjen e anëtareve te kabinetit dhe me caktoi mua nga detyra e re e zedhenesit te qeverise qe ti deklaroj publikisht.

Ndryshimet kryesore kryeministri grek i ka bere ne ministrinë e Brendshme, atë te Arsimit, te Punës si dhe te Emigracionit, dikastere te cilat u përballen dhe vazhdojnë te përballen me pasojat e pandemisë.

Riformatimi vjen 18 muaj pas fitores se Demokracisë se Re ne zgjedhjet e 7 Korrikut te 2019, ne një periudhe kur Mitsotakis dhe kabineti i tij kritikohen ashpër nga opozita për menaxhimin e krizës se pandemisë dhe masat e marra për përballimin e saj.

Skema e re qeveritare përbehet nga 59 anëtare, tete me shume se qeveria e mëparshme dhe perseri me shume pak gra ne poste, vetëm 10.

Ky kabinet do te përballoje edhe sfidat e tjera sic janë vaksinimi i gjithë popullsisë, ristartimi i ekonomisë se gjunjëzuar nga pandemia e koronavirusit, por edhe zhvillimet diplomatike, sidomos marrëdhëniet greko-turke ne një nga periudhat me te tensionuara te tyre.

Top Channel