Ngrihen tonet në studio/ Melisa zbulon ‘kërcënimin’ e Fatjonit: Ai mendon se unë kam marrëdhënie seksuale me dikë jashtë

03/01/2021 22:15

Debati më Fatjonit dhe Melisës arriti kulmin me ngritjen e zërave në studio dhe deklaratën e Melisës e cila tha se Fatjoni mendon që ajo ka marrëdhënie me dikë jashtë.

Melisa mohoi akuzat, ndërsa Fatjoni u përgjigj se ka prova, por duke këmbëngulur të mos japi të tjera detaje.

Debati

Melisa: Ajo çka është folur, ndoshta nuk e shpreh dot banalisht, por ka hipoteza që unë po kryej marrëdhënie seksuale me një person tjetër, as këtë nuk ma ka konfirmuar se kush, dhe që këtu bëj si e dashuruar. Më la të kuptoj që kam një marrëdhënie seksuale me një person tjetër.

Fationi: Kam fakte

Bora: Çfarë faktesh?

Fationi: Nuk kam çfarë them asgjë. Ka një marrëdhënie tjetër. Bazohem tek ato që kam folur me Melisën.

Melisa: Nuk janë akuza të vërteta

Fationi: Kjo është e vërteta, të lutem mos më jep më presion, nuk flas asnjë fjalë tjetër. Ta thotë çfarë kemi folur

Melisa: Çfarë kam thënë, kur të kam bërë si e dashuruar?

Fationi: Çfarë ke thënë për miratimin?

Melisa: Këto lojëra bën gjithmonë

Melisa: Fatjoni mendon se unë kam marrëdhënie seksuale me dikë jashtë. Këtë kemi folur në telefon.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel