Kjo e hënë (4 dhjetor) është afati i fundit i masave të reja shtrënguese anti-COVID të vendosura nga Komiteti Teknik, ku ora policore fillon në 20:30 deri në 06:00.

Këto rregulla hynë në fuqi më 24 dhjetor për të shmangur sa më shumë kontaktin fizik mes njerëzve dhe për të frenuar përhapjen e pandemisë covid-19.

Tashmë afati i këtyre masave ka përfunduar dhe pritet që në fuqi të mbetet vetëm orari i vjetër i orës policore, pra nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Të gjithë ata persona që do të thyejnë orën policore do të gjobiten, ashtu siç është bërë vazhdimisht nga policia. Ndërkohë në ditët e fundit është vënë re një ulje të shifrave të infektimit me covid-19.

Top Channel