”Melisa del nga programi po thashë unë diçka”/ Për çfarë e ‘kërcënon’ Fatjoni-Melisën?

03/01/2021 21:54

Pas ftohjes të papritur të dyshes Melisa-Fatjon, edhe pse dukej se po shkonin drejt lidhjes, dy konkurrentët u ulën përballë njëri-tjetrit në Përputhen Prime për të diskutuar.

Gjatë gjithë debatit të tyre Fatjoni, aludoi se di diçka për Melisën, që madje mund ta nxirrte atë nga programi.

Bora Zemani: Çfarë është kjo që nuk shohim dot ne?

Fatjoni: Unë i marr përsipër të gjitha gjërat, nuk dua të flas. le të flasë vetë po deshi. Melisa del nga programi po thashë unë diçka.

Fatjoni: Më pëlqen shumë mënyra si shtiresh

Melisa: Më trego çfarë ka akumuluar që të kam bërë unë ty

Fatjoni: Ti e di shumë mirë se çfarë ke bërë

Melisa: Po pse do të justifikohem ty unë? Je mësuar të zbusësh delet ti me puthje, me mua s’ke shance.

Fatjoni: Nëse je burrneshë ti e pranon vetë se çfarë ke bërë, je e shtirur. Ti mund të thuash atë që folëm ne në telefon. Kam respekt për familjen tënde, por jo për ty.

Melisa: Kur ke gjëra me i thënë, thuaji

FOTO GALERI
1/7

Top Channel