Bayerni i Mynihut e nisi vitin me fitore, pasi triumfoi me shifrat 5-2 me përmbysje ndaj Mainzit në “Allianz Arena” dhe rimori kreun e renditjes me 33 pikë të grumbulluara.

Miqtë nga Mainz befasuan në pjesën e parë pasi shënuan dy herë në portën e Neuer me Burkardt dhe Hack dhe shkuan në pushim me avantazhin e dy golave, por Bayern shfryu gjithë “zemërimin” në pjesën e dytë, duke shënuar 5 herë.

Joshua Kimmich dhe Leroy Sane rikthyen baraspeshën për skuadrën e Hansi Flick, ndërsa mbrojtësi Sule shënoi golin e avantazhit, para se Lewandowski të shënonte dy herë dhe të vuloste suksesin e bavarezëve.

Top Channel