Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka falenderuar kongresmenin amerikan Eliot Engel për angazhimin e tij për Kosovën.

Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se shqiptarët janë përgjithmonë falenderues ndaj Eliot Engel.

“Një mik i shqiptarëve dhe avokat i palodhur i kauzës sonë kombëtare, përfundoi sot shërbimin në Kongresin Amerikan. Eliot Engel, shqiptarët të janë përgjithmonë falënderues”, shkroi Haradinaj.

Top Channel