Manchester City triumfoi 1-3 në “Stamford Bridge” ndaj Chelseat në kryendeshjen e javës në kampionatin anglez dhe u ngjit në vendin e pestë me 29 pikë, 4 më pak se Liverpooli kryesues.

Pavarësisht emergjencës së krijuar nga koronavirusi, që ka prekur disa futbollistë të “citizens”, formacionit të Pep Guardiolës i mjaftuan 34 minutat e para të lojës për të shënuar tre herë në portën e londinezëve dhe për të marrë tri pikët.

Nga ana tjetër Chelsea shënoi golin e nderit në minutat shtesë me anë të Hudson-Odoy, ndërsa me vetëm 1 fitore në 6 ndeshjet e fundit, trajneri Franck Lampard rrezikon seriozisht shkarkimin, pasi skuadra nuk po përligj aspak investimin e bërë në merkato.

Më herët Leicester triumfoi me rezultatin 1-2 në transfertën ndaj Newcastle, falë golave të Maddison e Tielemans, ndërsa me tri pikët e marra u ngjit në vendin e dytë të renditjes.

Top Channel