Foto ilustruese

Lushnjë- Një 28-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se ka vjedhur një makinë në Lushnje.

I arrestuari është A. D., 28 vjeç, banues në Bënçë, Tepelenë. Sipas policisë 28-vjeçari gjatë pasdites së djeshme, në fshatin Kolonjë, Lushnjë, ka vjedhur automjetin tip “Fiat Punto” në pronësi të E. B., i cili e kishte parkuar mjetin pranë banesës.

Njoftimi i policisë:

Vodhi automjetin e parkuar para banesës, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia, autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. D., 28 vjeç, banues në Bënçë, Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë pasdites së djeshme, në fshatin Kolonjë, Lushnjë, ka vjedhur automjetin tip “Fiat Punto” në pronësi të shtetasit E. B., i cili e kishte parkuar mjetin pranë banesës.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti të cilin autori kishte vjedhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Vjedhje”.

Top Channel