Britania synon të vaksinojë milionë qytetarë për 3 muaj

04/01/2021 05:25

Britania do të ketë të hënën 530 mijë doza të vaksinës së koronavirusit të zhvilluar nga Oxford dhe AstraZeneca për të administruar.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson shpreson që brenda tre muajve të imunizohen dhjetëra, miliona persona në vend, ndërsa nënvizoi se do të duhen më shumë përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit të ri të Covid-19.

“Shpresojmë që do të jemi në gjendje të vaksinojmë dhjetëra miliona njerëz në harkun e 3 muajve. Ajo që ne po bëjmë në mënyrë të qartë është duke u ndeshur me një variant të ri të virusit, i cili është në rritje veçanërisht në Londër dhe në jug-lindje, dhe kjo është arsyeja pse na është dashur të marrim masa të jashtëzakonshme për disa pjesë për të mbyllur shkollat fillore përkohësisht. Megjithatë shkollat janë të sigurta, është shumë e rëndësishme ta theksoj këtë”, tha ai.

Top Channel