“I vrau se më treguan mua”/ Vëllai i dy motrave që u ekzekutuan në Astir: Përparimi e çoi Zhanetën në Francë për prostitucion…

04/01/2021 13:45

Bashkim Metani, vëllai i dy motrave, Zhaneta dhe Kristina të cilat u vranë nga Përparim Ademi (Tela), ka rrëfyer të gjithë ngjarjen e ndodhur. Ai ka thënë se dyshon që akti ekstrem i Përparim Ademit (Telës) u ndërmor, pasi dy motrat i kishin treguar atij kërcënimit që u bënte Përparimi.

Ndër të tjera në një rrëfim ekskluziv për “Shqipëria Live”, Bashkim Metani ka thënë se para disa vitesh, Përparimi e ka detyruar Zhanetën që të shkonte në Francë dhe e ka shfrytëzuar për prostitucion. Sipas tij pasi u kthye nga Franca, Zhaneta bleu një banesë.

“Kanë jetuar në të njëjtën shtëpi dhe bashkëshortja e Përparimit dhe me dy motrat e mija. I jepnin edhe qira. Për shumë vjet. Zhaneta kohët e fundit e ka blerë shpinë ku ndodhi ngjarja se di sa vite por tani shpejtë. Përparimi e mori dhe e çoj në Francë për prostitucion. Unë nuk kam qenë këtu. Katër vite më parë kam pas jetuar në Greqi. Fëmijët nuk i linte të komunikonin me ne nuk i linte ai lojë njeriu”

Ndërkohë për Kristinën, vëllai i saj ka rrëfyer se ishte e martuar në Greqi.

“Kristina është  e martuar në Greqi prej katër vitesh. Jetonte në Greqi. Mendjen e kishte te Zhaneta këtej në Shqipëri”

Për sa i përket një lidhje të mundshme të Zhanetës, Bashkimi ka shtuar se kjo gjë nuk ishte e mundur pasi, Përparimi i kontrollonte.

“Nuk ka informacion dhe them që Zhaneta nuk ka pasur lidhje. Ai nuk e linte Zhanetën të bënte asnjë hap e kontrollonte në çdo gjë. Gjithmonë e ka pasur nën kontroll.”

“Zhaneta i ka dhënë fund prostitucionit që sa bleu shtëpinë. Nuk e di sa kohë. I kërcënonte Përparimi se kishte frikën. I vrau të dyja vetëm se më treguan mua. Normalisht që po”

“Kastriot është cuni vllait këtij. Është një person që i vizitonin shpesh. Prandaj ia hapi derën motra. Ishte cuni i vajzës së Përparim Telës.”

 

Top Channel