Rama inspekton investimet në Lungomare+, Leli: Plazhi është kthyer si në Karaibe

04/01/2021 12:42

Paraditen e sotme Kryeministri Edi Rama ka qenë në Vlorë, ku po merr formë Lungomare+ me 1 kilometër plazh të kombinuar urban dhe natyral.

Sipas Ramës në këtë zgjatim do të ketë, pishinë olimpike e pishinën e fëmijëve, parkingun nëntokësore, shëtitoren e pishave, si edhe njësitë e reja të shërbimit për pushuesit në standardet e një hapësire publike turistike me 5 yje

“Po merr formë Lungomare+ me 1 kilometër plazh të kombinuar urban dhe natyral, pishinën olimpike e pishinën e fëmijëve, parkingun nëntokësore, shëtitoren e pishave, si edhe njësitë e reja të shërbimit për pushuesit në standardet e një hapësire publike turistike me 5 yje”, thotë Rama.

Për inspektim së bashku me Ramën ka qenë edhe Kryebashkiaku i Vlorës  Dritan Leli.

“Shëtitorja thuajse ka përfunduar në 95% të saj. E gjithë shëtitorja do të jetë e mbuluar me pisha. Ka funksionuar shumë mirë sistemimi i plazhit, me pjesën dekorative me atë natyrale. Kemi rreth 6 mijë metra katrore plazhe të krijuara. Standard plazhi me 5 yje. Plazhi është kthyer si në Karaibe”, tha Leli.

Top Channel