Vrasja e dy motrave/ Çfarë e bën të dyshuar Bashkimin dhe Adrianën për përfshirje në rrjetin e trafikimit të fëmijëve?

04/01/2021 14:16

Rrëfimet e Adrianës dhe Bashkimit për vrasjen e dy motrave nga Përparim Tela janë shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin. Për ekspertët, ky fakt i bën edhe ata të dyshuar.

Edhe familjarët janë fajtorë, kanë ditur diçka, ndoshta jo të gjithë historinë por fakti që kanë heshtur gjatë gjithë kësaj kohe është e dyshimtë. Përputhja e fjalimit të vëllait dhe motrës, është e dyshimtë. Thonë që nuk dinë gjë por pastaj nxjerrin emrat, avokatët, numra telefoni, detaji i dhunës me telin në mal, ka shumë gjëra”- thotë eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi.

Unë nuk kam ditur asgjë më parë. Për një javë m’i treguan motrat të tëra”.-kundërshton Bashkimi.

Po ashtu eksperti e konsideron të domosdoshme marrjen në mbrojtje të Anxhelos nga policia. Anxhelo jeton me tezen dhe deri tani nuk është marrë asnjë masë për sigurinë e tij.

Sipas Rexhepit, mund të jemi duke zbuluar një rrjet trafikimi, megjithatë kemi dëgjuar vetëm njërën palë.

Top Channel