Rritja e pagesës rëndon fasonët/ Rritja e pagës minimale nuk do të hapë vende të reja pune

04/01/2021 15:11

Prej janarit të këtij viti paga minimale është rritur me 4 mijë lekë të reja, që do të thotë se nuk do të ketë më as një pagë nën 30 mijë lekë të reja në sektorin privat.

Florian Zeka, përfaqësues i industrisë fasone thotë se kjo është një masë e kërkuar edhe nga vetë ata, por që janari nuk ishte momenti i duhur, pasi pandemia i ka vënë në vështirësi të mëdha. Që prej muajit mars këtu qepet dhe eksportohet më pak.

“Është diskutuar në KKP dhe ka pasur propozim nga ana jonë që rritja e pagës minimale të ndodhte në qershor por nuk u pranua, pasi nuk mund të bëhej diferencimi vetëm për sektorin tone”, shprehet Flori Zeka.

Rritja e pagës minimale sipas Florit nuk do të hapë vende të reja punësimi.

“Paga mesatare e biznesit fason është mbi 30,000 lek dhe bëhet fjalë për punëtorët e rinj.

Një punëtori të ri  i duhet afërsisht  6 muaj që të bëhet i aftë profesionalisht. Nga një studim që është bërë, industrisë i duhet të shpenzojë 400 euro në muaj për punëtorin e ri, në totalë 2.400 euro. Kjo është e papërballueshme për ne”.

Top Channel