Papa Françesku flet rreth pandemisë: Më dhemb shumë, disa mendojnë vetëm për kënaqësinë dhe pushimet

04/01/2021 01:51

Kur bota është duke vuajtur pasojat e pandemisë, me probleme shëndetësore, ekonomike, si dhe në shumë shtete edhe të lëvizjes, ka reaguar Papa Françesku.

Shumë njerëz, tha ai, mendojnë vetëm për kënaqësinë e tyre dhe pushimet.

“Kam lexuar në gazeta diçka që më trishtonte, në një vend, për t’i shpëtuar izolimit dhe për të bërë pushime, 40 avionë u ngritën atë pasdite. Ata ”, u shpreh Papa.

Megjithatë, ai shpreh optimizmin e tij se kjo situatë do të marrë fund.

“Ne e dimë që situata do të bëhet më mirë edhe me ndihmën e Zotit. Të punojmë për të mirën e përgjithshme”, tha Ati i Shenjtë.

Top Channel