E diela e zezë! Aksidenti në Elbasan, ndërron jetë një nga të plagosurit

03/01/2021 21:32

Aksidenti i Elbasanit ka marrë përmasa akoma më tragjike pasi ka ndërruar jetë një nga të plagosurit.

Klevis Dedja, djali që udhëtonte me volkswagen-in që u përplas me furgonin ka ndërruar jetë.

Ndërkohë që nga aksidenti 6 të tjerë janë të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh, ku një automjet tip “Volkswagen”, është përplasur me një minibus pasagjerësh.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 5 persona pasagjerë të minibuzit të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Po si pasojë e përplasjes janë plagosur 2 personat që udhëtonin në mjetin “Volksëagen”, drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri Klevis Dedja që ndërroi jetë më pas.

Top Channel