Rikthimi i Erling Haaland nga dëmtimi i solli fat Borussias së Dortmundit që me norvegjezin në fushë e nisi me fitore vitin 2021.

Në “Signal Iduna Park”, verdhezinjtë mposhtën 2-0 Wolfsburgun duke parakaluar pikërisht “ujqërit”, por edhe Union Berlin në renditje për të rimarrë vendin e 4-t.

Golat për Dortmundin u realizuan të dy në pjesën e dytë. Sfidën e zhbllokoi mbrojtësi Akanji në minutën e 61-të, ndërkohë që suksesin e verdhezinjëve e vulosi talenti anglez Jadon Sancho në të 91-ën.

25 pikë për Dortmundin në renditje pas 14 javësh, me skuadrën e kroatit Terzic që ka ende shanse në garën për titull.

Top Channel