Vlorë/ Rama inspekton punimet për furnizimin 24 orë me ujë, i lë porosi Lelit: Rindërtoni tunelin e Saliut…ngjan si hyrje në tualet publik

04/01/2021 12:59

Kryeministri Edi Rama teksa ishte në Vlorë, ka inspektuar edhe punimet ku ka nisur jetësimi i paketës së re të investimeve në ujësjellës, me tre projekte të rëndësishme të financuara nga qeveria shqiptare, të cilat do të pasohen nga projekti përmbyllës i furnizimit me ujë 24 orë të Vlorës.

Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është shprehur se janë investime prej 15 milion euro dhe do të japë zgjidhje për furnizimin me ujë të pijshëm në zonat problematike.

LeLi: Janë 15 milion euro në 5 muajt e fundit. Në lagjen partizani kemi. Kemi përmirësimin e rrugës dhe bashkë me kanalizimet. KFV është projekti përfundimtar që pritet të fillojë së shpejti.”

Ndërkohë Rama i ka lënë porosi Lelit që të rindërtojë tunelin në Vlorë, pasi sipas tij ngjan me një hyrje në tualet publik.

Rama: Edhe kte duhet bërë edhe këtë  e bëri Saliu. Që duket si hyrja në një banjo publike. Edhe ajo lart si një posejdon. Të hiqen pllakat e banjos dhe e gjitha duhet bërë dhe integruar me shkëmbin. Dhe pjesa finale të lidhet me platformat.

Top Channel