Është shtyrë me tre muaj vlefshmëria e Kontrollit Teknik të automjeteve. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor  (DPSHTRR) Akti Normativ është firmosur nga Kryeministri Rama dhe ministrja e Belinda Balluku.

Sqarohet se me këtë VKM çdo certifikatë aktuale  e SGS apo e njohur ndryshe se kolaudimi, fiton edhe 3 muaj vlefshmëri. Shtyrje të vlefshmërisë së certifikatave përfitojnë të gjitha llojet e mjeteve. Megjithatë bëhet me dije se taksat duhet te paguhen në afatet përkatëse, ndryshe do të ketë kamat vonesë.

Kjo shtyrje e vlefshmërisë të Kontrollit Teknik bëhet për shkak të bllokimeve të vazhdueshme të qarkullimit në pandemi për vitin 2020.

Ndërkaq, shërbimi i ri i kolaudimit po përgatitet për të kaluar nga koncensionari në shtet dhe do të bëhet një herë në dy vite.

Top Channel