E enjte, 09 Korrik 2020
19:06
“Blertës kur u gjet i numëroheshin brinjët”/ Kunati i Zhanetës tregon fakte të reja mbi ngjarjen: Ja ku ndodhet mafia e sekteve fetare…

Më 2 korrik, kryeqyteti dhe e gjithë Shqipëria u trondit nga lajmi i vdekjes së nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi.

18:50
Përçahet opozita parlamentare! Edhe 2 deputetë të tjerë pro Zgjedhores, marrëveshja drejt miratimit

Pas deklaratës së kreut të Ballit Kombëtar, Artur Roshi si dhe deputetëve Besnik Troplini, Fatjona Dhimitri e Suzana Topi se do të votojnë pro draftit të marrëveshjes zgjedhore që do të futet për t’u miratuar në seancën plenare në datë 23 korrik, listës u janë bashkuar edhe deputetët Lefter Maliqi dhe Gjetan Gjetani.

18:35
“Hajdutët dhe spurdhjakët politikë”/ “Tradhtarët” e opozitës parlamentare, reagon Murrizi: S’mund të mbajnë peng 5 milionë shqiptarë

Pas deklaratës së kreut të Ballit Kombëtar, Artur Roshi si dhe deputetëve Besnik Troplini, Fatjona Dhimitri e Suzana Topi se do të votojnë pro draftit të marrëveshjes zgjedhore që do të futet për t’u miratuar në seancën plenare në datë 23 korrik ka reaguar deputeti Myslim Murrizi.

18:32
Sulmi brutal i ariut të murrmë vret nënën e 2 fëmijëve pranë liqenit piktoresk

39-vjeçarja Anastasia Lukashova u gjet dje e plagosur rëndë pas sulmit të një ariu, teksa ishte me pushime me familjen në rajonin Severo-Yeniseysk në Rusi.

18:27
FOTO/ Grupi i të rinjve gjeti valixhen me mbetje njerëzore, mësohet se kujt i përkisnin

Disa javë më parë, një grup të rinjsh në Seattle të SHBA-ve, gjetën një valixhe të zezë, brenda së cilës kishte mbetje njerëzore.

18:20
Opozita parlamentare përçahet/ 4 deputetë pro Zgjedhores, marrëveshja 3 vota larg miratimit

Numri i deputetëve të opozitës parlamentare që kërkojnë miratimin e marrëveshjes për Reformën Zgjedhor pa ndryshime ka shkuar në katër.

18:12
Rritet numri i të infektuarve në Berat/ 4 raste të reja, ndër to 2 punonjës të DSHP-së si dhe një infermiere

Në qytetin e Beratit janë zbuluar disa raste të reja me COVID-19, ndërkohë që vetëm ditën e sotme u regjistruan 4 raste pozitive me koronavirus.

18:10
Johnny Depp/ Foto-provat e jetës së alkoolit dhe drogave prezantohen në gjyq

Foto shokuese të jetës kaotike me droga dhe alkool janë shfaqur sot në Gjykatën e Lartë në Londë, ku ylli i Hollywood-it, Johnny Depp është në beteje ligjore me gazetën britanike “The Sun” dhe ish-gruan Amber Heard.

18:00
Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutë në mbështetje të vlerave të UÇK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar me shumicë të votave një rezolutë në mbështetje të vlerave të UÇK-së, pas zhvillimeve të fundit në Gjykatën Speciale, e cila ka goditur krerët e UÇK-së.

17:53
Zv/Kryetari i KQZ-së, skeptik për votimin e emigrantëve/ Denar Biba: KQZ-ja e re “i falet” politikës

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar zëvendëskryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba.

17:49
4 vota larg miratimit/ 3 deputetë të opozitës parlamentare pro Zgjedhores, Roshi: Kemi rezerva por…

Jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, tre deputetë të opozitës parlamentare, saktësisht kreu i Ballit Kombëtar Artur Roshi, Besnik Troplini dhe Fatjona Dhimitri deklaruan se do të votojnë pro draftit të marrëveshjes zgjedhore që do të futet për t’u miratuar në seancën plenare në datë 23 korrik.

17:46
Nipi i El Chapo-s vritet nga kartelet rivale, trupi i bërë shoshë nga plumbat gjendet në makinë

45-vjeçari Enrique Homero Guzman Rocha, është gjetur dje në një makinë të bërë shoshë nga plumbat në qytetin Culiacan, të shtetit meksikano-verior Sinaloa, pasi i kishte mbijetuar një tentative kundër jetës së tij në fund të vitit të shkuar.

17:42
“Nxis të gjitha palët…”/ Mesazhi nga Gjermania: Parlamenti të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit pa asnjë ndryshim

Zëvendëspresidenti i CDU/CSU-së Johann Wadephul shprehu keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar ende, teksa bëri thirrje për miratimin e saj pa asnjë ndryshim.

17:33
“​Çmendi burrat”, pastaj u pushua nga puna (VIDEO)

Modelja Barbara Luna Sipos, nga Budapesti, është e fiksuar me pamjen e një Barbie, kështu që ajo filloi transformimin e saj në një kukull shumë herët.

17:33
Gruaja kërkon drejtësi/ U vetëvar me çarçaf në burg, Gjykata e Durrësit vendos mosfillimin e hetimeve për Bilbil Hasanin

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot mosfillimin e hetimeve për çështjen e Bilbil Hasanit.

17:24
Tayna “bën hapin e madh” në karrierë, kontratë me “Sony Music”

Që pas publikimit të bashkëpunimit me Don Phenom, “Columbiana”, verën e vitit 2018, sukseset për Taynën nuk kanë ndaluar kurrë.

17:20
Miliarderi rus ndërton akullthyesen e parë private në botë, tashmë e jep me qira

Biznesmeni rus Oleg Tinkoff tha së fundmi se është i gatshëm të japë me qira akullthyesen e tij private që ka kushtuar 80 milionë euro, e pajisur me pista helikopteri, dhomë masazhi, mjete lëvizëse në akull dhe një nëndetëse të thellësive.

17:15
Emri/ Zhduket shqiptari, policia skoceze jep alarmin

Policia skoceze shprehet e shqetësuar për fatin e një shqiptari që është shpallur i humbur prej katër ditësh në zonën Paisley.

17:07
Hapen parqet e argëtimit/ Japoni, ja rregulli i çuditshëm

Ndërsa parqet e argëtimit janë rihapur në Japoni, një rregull i ri ka bërë që vizitorët të mbeten gojëhapur.

17:02
Bulqiza, rastet e fundit me Covid-19/ Banorët vetëkarantinohen, pedonalja dhe lokalet bosh

Pedonale e zbrazur dhe lokale bosh, këto janë pamjet e pak minutave më parë në Bulqizë.

16:58
Ringjall tmerret në libër/ Si ish-sportistja australiane u përdhunua në një kabinë barke në Indi

Një ish-sportiste australiane ka ringjallur së fundmi tmerret e kaluara duke treguar se si u burgos dhe përdhunua në një kabinë barke në Indi.

16:53
(FOTO) Përmbytjet në Japoni/ Mijëra të bllokuar, shumë viktima!

Shërbimet japoneze të emergjencave po përpiqen të arrijnë në mijëra shtëpi të izoluara nga përmbytjet katastrofike dhe rrëshqitjet e dheut që i kanë marrë jetën dhjetëra vetëve dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha.

16:42
Gëzim i dyfishtë! Elefantë binjakë, rast i rrallë në Sri Lanka

Dy elefantë bebe, që ushqehen nga e njëjta nënë, janë pikasur në një park kombëtar në Sri Lanka, me zyrtarët që mendojnë se të dy ata mund të jenë binjakë, të rrallë.

16:39
​Osmani i kujton Hotit se propozimin për gjendje të jashtëzakonshme mund ta bëjë vetëm presidenti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se nuk do të ketë kurrfarë hezitimi nga që ta kërkojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

16:37
Në qendrën e teorive konspirative/ Koronavirusi, brenda laboratorit të Wuhan-it

Media shtetërore kineze ka ofruar një shikim të rrallë në laboratorin që ndodhet në qendër të teorive të konspiracionit, ndërsa përpiqet të shuajë akuzat se ky laborator ka qenë burimi i pandemisë globale.

16:31
U prek nga koronavirusi, Bolsonaro reklamon hidroksiklorinën

Pas muajsh promovimi të një ilaçi antimalarje, si trajtim për koronavirusin e ri, presidenti brazilian, Jair Bolsonaro po e kthen veten në një rast testimi live para milionë njerëzish ndërsa gëlltit pilulat e hidroksiklorinës në median sociale dhe inkurajon të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

16:29
​Meghan Markle dëshiron të parandalojë tabloidin britanik të botojë informacione

Bashkëshortja e Princit Harry, Meghan Markle, i kërkoi gjykatës të enjten të ndalojë botuesit e tabloidit Mail on Sunday të botojë emrat e pesë miqve të saj që mund të jenë dëshmitarë në proceset gjyqësore në vazhdim.

16:26
​Kompanitë ajrore: Rihapja e kufijve mbetet kaotike

Rihapja e kufijve të jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian po bëhet në një mënyrë kaotike, gjë që cenon rifillimin e sektorit ajror, pas ndërprerjes së detyruar lidhur me koronavirusin e ri, denoncuan sot dy organizmat e mëdha përfaqësuese të kompanive dhe aeroporteve.

16:25
Një panel i pavarur! OBSH heton menaxhimin e pandemisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se do të krijonte një panel të pavarur që do të hetonte mënyrën se si ajo e ka menaxhuar pandeminë e Covid-19 dhe reagimin e qeverive.

16:24
Në QKUK dhe spitale të tjera po trajtohen 268 pacientë me Covid-19

Nga raportimet ditore të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës që merren me trajtim të rasteve me Covid-19 dhe 7 spitaleve të përgjithshme, njoftohet se në nivel të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), janë duke u trajtuar 268 pacientë me Covid-19 pozitivë.

16:21
Koronavirusi në Bulqizë/ 4 raste të reja, u merren tampona 5 familjeve që patën kontakt me të afërmit e mjekut

Gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Bulqizës janë konfirmuar 4 raste pozitive me Covid-19.

16:19
​BE largon Bosnjën nga lista e vendeve në rrezik të financimit të terrorizmit

Bashkimi Evropian ka hequr Bosnjën dhe Hercegovinën nga lista e vendeve me rrezik të lartë me mangësi në sistemin e kontrollit të pastrimit të parave dhe parandalimin e terrorizmit, dhe vendimi hyri në fuqi të enjten, njoftoi Ministria e Drejtësisë në Sarajevë.

16:16
Maska gjaku/ Fytyrat e gepardëve mbulohen me të kuq pas gostisë me antilopën e vrarë

Një tufë gepardësh kishin marrë poza të tmerrshme me fytyrat e mbuluara me gjak dhe të brendshme pas gostisë me një antilopë të vrarë në Kenia.

16:15
​Haradinaj: Serbia të kërkojë falje për krimet në Kosovë

Nga Serbia, ku po qëndron për vizitë në Luginën e Preshevës, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj, i ka kërkuar Serbisë që të kërkojë falje për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

16:13
​Ministrat Selimi e Haradinaj-Stublla vizitojnë bizneset shqiptare në Luginë

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj, kanë vizituar sot biznese në Komunën e Preshevës, nga iu kanë ofruar mbështetjen e shtetit të Kosovës.

16:11
​Plani Hapësinor i Bjeshkëve të Nemuna, së shpejti do të procedohet në Kuvend

Me qëllim të procedimit të mëtejmë të dokumentit Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, sot është mbajtur një takim pune me kryetarët e komunave të asaj zone me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit.

16:04
Billa, çdo produkt në ofertë/ Për pesë ditë, mundësi e mirë për çdo blerës

Me ardhjen e sezonit të verës kompania Billa, lider në tregun shqiptarë për pllaka parkete hidrosanitare e mobilje, risjell traditën e ndryshimit sezonal të stokut.

16:03
‘I qëndrojmë marrëveshjes me opozitën’, PS: Kodin e ri Zgjedhor e votojmë më 23 korrik

Mazhoranca i është përgjigjur opozitës për çështjen e shumë diskutuar për Kodin Zgjedhore.

15:43
Fotot e Ismail Qemalit/ Ekspozohen fotot e panjohura të babait të pavarësisë

Foto më e famshme e Ismail Qemalit, portreti zyrtar që përfaqëson shtetin shqiptar sot në çdo zyrë, është realizuar më shumë se 107 vjet më parë; më e hershmja 153 vjet më parë.

15:37
Ndihma për të dëmtuarit e tërmetit/ Nis nënshkrimi i kontratave në zonën e Durrësit

Pas akordimit të fondit nga qeveria, në rajonet dhe njësitë administrative të bashkisë së Durrësit ka nisur nënshkrimi i kontratave mes bashkisë dhe qytetarëve përfitues për grantin e rikonstruksionit për dëmet e shkaktuara nga tërmeti në nivelet DS1-DS2-DS3.

15:34
Shqipëria, e para në qeverisjen dixhitale/ Lë pas të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Nga 6 shtet e Ballkanit Perëndimorë, Shqipëria është shteti më i vlerësuar për qeverisjen dixhitale. 

15:28
PS, ofertë për opozitën e re: Votoni Kodin, ndryshojmë kushtetutën/ PD: Veprimet e njëanshme

Shumicën e deputetëve të parlamentit edhe kjo e enjte i gjeti në kafen e madhe të kuvendit zhvendosur në lulishte.

15:25
Anëtarësia e PD rikthen të vjetrit/ Propozon Topallin, Mustafaj, por edhe Budinën dhe Gjekmarkajn

Vitet kalojnë, por demokratët i duan sërish. Anëtarësia e Shkodrës ka propozuar rikthim në parti të Jozefina Topallit kritikes më të ashpër të Lulzim Bashës, e cila u la jashtë listave në zgjedhjet e shkuara. Ish-nënkryetarja demokrate ka mbështetjen e fuqishme të bazës shkodrane për deputete.

15:20
Dy të infektuar tek Partizani/ Nesër do të luhet Derbi me Tiranën

Besnik Ferhati dhe Dejan Boldor kanë tronditur jo pak kampin e Partizanit pasi rezultuan pozitiv me Covid 19 çka detyroi jo vetëm skuadrën por dhe stafin teknik të kryenin testet e nevojshme dhe janë ende në pritje të përgjigjes përfundimtare.

15:12
Kosovë, bie ligji për Covidin/ Qeveria del kundër projektit që propozoi Vjosa Osmani

Qeveria e Kosovës nuk e ka përkrahur Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Përhapjes së Covid 19.

15:10
Spitali vatër infektimi në Elbasan edhe një katër vjeçar i prekur nga Covid-19

Spitali rajonal i Elbasanit vazhdon të jetë vatër active e covid 19. Në 24 orët e fundit nga testimet e kryera, në Elbasan kanë rezultuar pozitiv 5 persona mes të cilëve edhe një fëmijë 4 vjeç, por edhe një mjek në repartin e neonatëve, pranë gjinekologjisë në Elbasan.

15:05
Aktorja amerikane mbytet në liqen, djali 4-vjeçar gjendet në gjumë në barkë

Aktorja e serialit të njohur amerikan “Glee”, Naya Rivera besohet se ka vdekur e mbytur në liqen, ndërsa djali i saj 4-vjeçar, Josey është gjetur në gjumë në barkën e tyre të marrë me qera.

15:03
Nisin hetimet, për Bylis-Tirana/ Bylisi paraqit variantin për ndeshjen para Etikës

Ndeshja mes Bylisit dhe Tiranës e vlefshme për Kupën e Shqipërisë ka dyshime të forta për ndërhyrje dhe tolerime për shkak përfitimi në baste dhe gjithçka shkon drejt edhe një konfirmimi zyrtar.

15:02
Opozita braktis Kuvendin, Balla: Nuk mund të na bëni presion…listat nuk janë tabu për ne

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulan Balla ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit, pas braktisjes së sallës nga ana e opozitës Parlamentare.

14:46
Opozita braktis Kuvendin pas ftesës së Murrizit: Hajde shkojmë në referendum, keni hapur ankandin! Harrojini 84 vota për të mbajtur këtë kod zgjedhor

Deputeti Myslym Murrizi duke replikuar me deputetin Taulant Balla, lidhur me kërkesën e bërë për të hapur listat, është shprehur se mazhoranca nuk do t’i ketë kurrë votat e opozitës në Parlament për të mbajtur kodin e vjetër zgjedhor.

14:31
Parashikohet dënimi me gjobë 700 mijë lekë/ Manastirliu në Kuvend: Masa të forta për subjektet në zonat turistike që nuk zbatojnë protokollet e sigurisë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi gjatë fjalës në Kuvend se, përmes ndryshimeve në aktin normative, do të forcohen penalitetet për subjektet në zonat turistike që nuk zbatojnë protokollet e sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID19.
“Çdo shkelje do të ndëshkohet pasi konsiderohet kërcënim i shëndetit të qytetatëve! Për këtë arsye, nëpërmjet këtij akti normativ, do të forcohen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike”, tha Manastirliu në Kuvend.

14:28
GJKKO shtyn për në nëntor seancën paraprake për ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose e njohur ndryshe si GJKKO ka vendosur që të shtyjë për në nëntor seancën për shqyrtimin e kërkesës për gjykim ndaj ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës.

14:23
PD-qeverisë: Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit

Ka reaguar PD në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama për një tryezë tre palëshe për reformën zgjedhore.

14:17
Letërnjoftimet/ Lleshaj: Përfitojnë mbi 200 mijë shqiptarë…

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nga foltorja e Kuvendit ka kërkuar votën e opozitës parlamentare për të miratuar projektligjin për letërnjoftimet biometrike.

14:17
Oferta e Ballës: Votojmë kodin, pastaj ndryshimet kushtetuese

Kreu i grupit të PS, Balla foli në Kuvend për reformën zgjedhore, ku tha se PS është e gatshme të diskutojë ndryshimet kushtetuese.

14:06
Shkrirja e ambasadës në Athinë/ Balla: Vendim i fortë, por i domosdoshëm!

Taulant Balla e ka përshëndetur vendimin e djeshëm të ministrit në detyrë të jashtëm Gent Cakaj për shkrirjen e ambasadës në Athinë.

14:06
“U morën me flokët e vetullat e saj”/ Rritja e infektimeve me Covid-19, Ilir Beqja i kërkon falje nga Kuvendi shefes së spitalit Infektiv, Najada Çomos

TIRANË– Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja duke folur nga salla e Kuvendit, ka kërkuar falje ndaj shefes së Spitalit Infektiv, Najada Çomo e cila shpesh herë ka rënë pre e akuzave për shkak të rritjes së numrit të infektimeve me covid-19 në vendin tonë.

13:59
Të ulesh në lokal apo të shkosh në palestër/ Doktorët krijojnë listën e aktiviteteve më të rrezikshme nga Covid-19

Shkuarja në një lokal apo pjesëmarrja në Kishë me më shumë se 500 persona, duket se janë aktivitetet me rrezikshmëri më të lartë për t’u infektuar me Covid-19, thonë doktorët e Teksasit në SHBA, pas përpilimit të një liste.

13:56
“Nga e nxorët pagesën 17.4 euro?” Koncesioni për aksin Milot-Fier, Balluku: Për ata që s’duan të paguajnë do të ketë rrugë alternative

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku nga foltorja e Kuvendit i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me ndërtimit e rrugës Milot-Fier me koncesion.

13:53
Harvard padi për Trump/ Kundër udhëzimit për studentët e huaj

Harvardi dhe instituti i teknologjisë në Massachusetts paditën administratën Trump në lidhje me udhëzimin e saj për të mos i dhënë viza studentëve të huaj që të marrin kurse online në SHBA këtë semestër.

13:52
Zhduket në mënyrë misterioze aktorja, i biri: U hodh nga varka për të notuar, s’u kthye më

Aktorja Naya Riveria mendohet se ka vdekur ditën e sotme pasi djali i saj 4-vjeçar u gjet i vetëm në një varkë në Kaliforni.

13:44
“Nuk do të izolohemi”/ Manastirliu: Nuk kemi luksin që të kemi një…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në Kuvend u kërkoi qytetarëve të zbatojnë masat në një kohë që rastet vazhdojnë të jenë të larta në numër.

13:38
(Emrat) U arrestuan në megaoperacionin në Sarandë, SPAK dërgon për gjykim 21 të akuzuarit për trafik droge

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal  për 21 të akuzuarit të cilët u arrestuan një vit më parë për trafik droge.

13:35
Covid në Universitet/ Në Gjirokastër pedagogia e “Eqrem Çabej” pozitive

Edhe në Gjirokastër ka një rast pozitiv në universitetin “Eqrem Çabej”, një pedagoge e departamentit ekonomik.

13:28
Nuk zbatonin protokollet e sigurisë dhe muzikë tej normave të lejuara/ Procedohen dy administratorë lokalesh

Dy administratorë lokalesh janë proceduar nga policia, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

13:27
“A i duan listat e hapura?”, Spiropali: PS-ja është gati, tani le të flasë Basha dhe Kryemadhi

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, ka reaguar lidhur me debatin e vazhdueshëm mes palëve politike për sa i përket listave të hapura.

13:20
“Alo, Edi jam”/ Pse u lejua mesazhi zanor i kryeministrit? Kreu i AKEP: S’e kontrollojmë ne kontekstin

Kreu i AKEP, Tomi Frashëri nga foltorja e Kuvendit është përgjigjur se pse u lejua mesazhi zanor i bërë nga Kryeministri Edi Rama në formë sensibilizimi në javët e para të pandemisë në vendin tonë.

13:20
Qeverisja Digjitale/ Shqipëria më e vlerësuara nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka publikuar raportin “Government at a Glance: Western Balkans”, i cili fokusohet në qeverisjen publike duke përfshirë fusha si financat dhe ekonomia, punësimi në sektorin publik, institucionet, praktikat dhe procedurat e buxhetit, menaxhimi i burimeve njerëzore, prokurimet publike, qeverisja digjitale, rezultatet e qeverisjes dhe shërbimet ndaj qytetarëve.

13:15
Ministri i rindërtimit, Ahmetaj: 40 shkolla hapen në nëntor, si do investohen paratë e ndërkombëtarëve

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme ka bërë një raport të punëve që po bëhen me rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit që la pa shtëpi mijëra familje.

13:00
Mbyllet etapa e parë e “Trofeu Korça”/ Gara çiklistike vazhdon me etapën që shpall fituesin

Gara çiklistike Trofeu Korça mbylli etapën e parë me dy ture Pogradec – Korçë. 11 ekipe me 44 çiklistë nisën garimin me etapën e parë në kategoritë Kadet dhe Elite Junior.

12:54
Reforma Zgjedhore/ Yuri Kim takim “kokë më kokë” me Taulant Ballën

Ambasadorja amerikane Juri Kim që prej orës 11:30 po zhvillon një takim në kryesinë e kuvendit me kreun e grupit të PS Taulant Balla.

12:51
7 të arrestuar në Tiranë/ Mes tyre një 24-vjeçare e akuzuar për fshehje të ardhurash, falsifikim e mospagim taksash

TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 persona, 1 prej tyre e shpallur në kërkim.

12:51
Peshkatarët në luftë me gaforren blu/ Në Karavasta po dëmton peshkimin

Peshkatarët në lagunën e Karavastasë po përgatiten për hapjen e sezonit të peshkimit.Veç vështirësive që hasin në ruajtjen e peshkut në temperatura të larta, ata po përballen me një fenomen që 3 vitet e fundit është bërë mjaft shqetësues.

12:40
Domatja e rrallë/ Fermeri e bleu rastësisht për “zemër kau” në Itali

Kur mashtrimi i farmacisti bujqësor të kthehet në fitim të ëmbël. Kjo është historia e Albanit, 35-vjeçarit nga Mamurrasi që kishte porositur farën e domates së zemrës së kaut në Itali nëpërmjet një tregtari, por që më pas i doli varietet shumë i kërkuar në tregun Evropian për shkak të vlerave ushqyese.

12:40
Ngacmoi seksualisht kushërirën e tij, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

TIRANË  –  Një 23- vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shtetit për shkak se akuzohet se ka ngacmuar seksualisht kushërirën e tij.

12:37
Vitrina e Librit/ Librat që më rritën- Frrok Çupi: Ju rrëfej për epokën e “Hyut” libër dhe atëherë kur Camaj më mahniste

Letërsi dhe gjuhë së bashku? Letërsi, gjuhë dhe komunikim së bashku? Apo të tria lëndë më vete? Këto pyetje, më sillen ndërmend sa herë më duhet të bashkëbisedoj me njerëz të ditur të këtij vendi. Rrallë e më rrallë po gjinden e akoma dhe më rrallë i takoj sot. Kjo rubrikë që e pata nisur gjatë pandemisë nisi si një mërzi e brendshme të asaj që po jetonim çdo ditë.

12:33
Covid-19 në Bulqizë/ 4 të infektuarit janë familjarë të mjekut epidemiolog që u prek disa ditë më parë

BULQIZË- Gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Bulqizës janë konfirmuar 4 raste pozitive me Covid-19. Top Channel mëson se të prekurit janë familjarë të mjekut epidemiolog Afrim Sula, i cili rezultoi i infektuar me Covid-19 para 4 ditësh.

12:28
Pellgjet e rrezikshme të naftës/ Zharrëz, vapa shton shqetësimet e banorëve

Rritja e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka rënduar së tepërmi jetën e banorëve të fshatit Zharrëz.

12:16
Dorian Teliti: Vjedhje 1.2 miliard euro me koncesionin Milot-Fier, 20 milionë euro për km për rrugë dhe autostrada ekzistuese

Dorian Teliti, shefi i kabinetit të kreu të PD-së, Lulzim Basha ditën e sotme ka hedhur akuza ndaj qeverise duke thënë se me koncesionin Milot-Fier po kryhet një vjedhje 1.2 miliard euro. Sipas tij 20 milion euro do të kushtojë një kilometër për rrugën dhe autostradën ekzistuese.

12:05
Iu dha masa detyrim paraqitje/ Vërtetimi nga spitali: Agim Kajmaku vuan nga këto sëmundje…

Gjykata e Apelit dha dje masën thjesht detyrim paraqitje për Agim Kajmakun.

12:01
U gjendet kanabis e kokainë, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë

TIRANË – Dy vëllezër janë vënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar ‘Shock’ pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë – D. K., 33 vjeç dhe D. K. 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.

11:57
“Fëmijëve iu mësoni luftën e klasave”, ministrja Shahini në interpelancë: Shqetësuese që 30-vjeçarin e fundit nuk e trajtojmë…

Deputeti Artur Rroshi në seancën e sotme në Kuvend kishte kërkuar një interpelancë me ministren e Arsimit, Besa Shahinin.

11:53
Covid-19/ Lejoi bërjen e festës së maturës, gjobitet me 1 milion lekë një lokal në Berat

BERAT- Një lokal në Berat është gjobitur me 1 milion lekë për shkak se ka lejuar të kryhet një festë mature në kundërshtim me urdhrin e ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së Covid-19.

11:53
Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh”, Gjovalin Lazri

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare profesori i violonçelit (drejtuesi i degës së muzikës për dy dekada në Liceun Artistik “Jordan Misja” Gjovalin Lazri “Mjeshtër i Madh”.

11:40
Liverpool me rekord fantastik në Premier Ligë

Me fitoren 3:1 ndaj Brighton në kuadër të xhiros së 34-të të Premierligës, Liverpool ka vendosur një tjetër rekord për t’u kujtuar.

11:31
“Avokate e 17 majit dhe Bashës”/ Halit Valteri kundër Erinda Balancës: Emrin keni, se vetëm për popullin që nuk keni punuar

Deputeti i opozitës Halit Valteri ka folur sot kundër Avokatit të Popullit dhe titullares së tij, Erinda Balanca, të cilën e quajti “avokaten e 17 majit dhe avokaten e Bashës”, referuar marrëveshjes së bërë aso kohe me Ramës dhe kryedemokratit.

11:25
Raporti i Avokatit të Popullit për vitin 2019, Balanca: Problematika tek Policia. Të zbatohen sa më shpejt objektivat e Reformës në Drejtësi

Erinda Ballanca ka raportuar në Kuvend për veprimtarinë vjetore të institucionit të Avokatit të Popullit për 2019 ku tha se janë adresuar më shumë rekomandime, 213 teksa 63% e tyre janë pranuar nga institucionet publike dhe 25% po prej këtyre kanë gjetur zbatim të plotë.

11:23
“Na u premtua falja e taksës së bashkisë”, shoqatat e transportit ndërqytetas: Në krye të 10 ditëve marrim masa nëse nuk na jepet zgjidhje

Shoqata e transporti ndërqytetas ka mbajtur sot një konferencë për mediat ku ka shprehur shqetësimet dhe kërkesat e tyre ndaj qeverisë për shkak të situatës së rënduar që është krijuar për shkak të pandemisë Covid-19.

11:13
Pogba: Manchester United është klubi më i madh anglez

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, beson se Djajtë e Kuq mbeten klubi më i madh në Angli, përderisa ka thënë se po e shijon mundësinë ta shikojë Bruno Fernandesin në Old Trafford.

11:06
​Dy vdekje të dyshimta, njëra në Prizren e tjetra në Graçanicë

Dy vdekje të dyshimta kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Njëra në Prizren e tjetra në Graçanicë.

11:05
“Në Srebrenicë Evropa dështoi”

Para 25 vjetësh ndodhi në Srebrenicë krimi më i rëndë në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore: njësi serbe vranë atje mbi 8.000 djem dhe burra muslimanë.

10:50
“Mid’hat Frashëri i aneksuar, fëmijëve iu mësoni luftën e klasave”, ministrja Shahini përgjigjet në interpelancë

Sot në Kuvend deputeti Artur Roshi ka kërkuar një interpelancë me ministren e Arsimit, Besa Shahinin, të cilës i ka adresuar disa pyetje konkrete.

10:47
“Sikur zgjedhjet do jenë nesër…”, Meta: Tension artificial, verbëri për mbajtjen apo marrjen me çdo çmim të pushtetit

Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri duke thënë se fatkeqësisht te ne edhe pse nuk ka as datë zgjedhjesh ende në horizont kemi një tension artificial sikur zgjedhjet do jenë nesër.

10:43
Situata në spitalin infektiv serioze/ Ja sa pacientë janë në terapi intensive dhe sa të intubuar

Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se është rritur numri i të shtruarve dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terarapi intensive.

10:36
Covid-19/ 82 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë: Është rritur numri i të shtruarve në spitale

Është rritur numri i të shtruarve në spitale, kështu njoftoi ministria e Shëndetësisë, ndërsa konfirmohen 82 raste të reja në 24 orët e fundit.

10:34
Ka bërë ndërhyrje te të pasmet? Tayna e pranon troç çfarë fshihet pas formave bombastike

Tashmë të gjithë e dinë se Tayna po bëhet gati që të publikojë këngën e saj më të re, pasi e ka treguar përmes postimeve në rrjetet sociale.

10:32
Emrat/ Shfrytëzim prostitucioni e vjedhje me dhunë, kush janë tre të dënuarit që ‘OFL’ u kërkon deklarimin e pasurisë

TIRANË- Çlirim Marku, Oltjan Maxhari, Spartak Muçaj janë tre personat që Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar që të deklarojnë burimin e pasurisë.

10:25
Nuk respektuan kufizimin e lëvizjes, ndalohen 10 persona në Prizren

Policia në Prizren njoftoi se ka ndaluar dhjetë persona të cilët kishin vepruar në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e Kosovës lidhur me virusin Covid-19.

10:16
Tirana nderon viktimat e Holokaustit, Veliaj: Ne dimë ta hapim derën pavarësisht fesë apo përkatësisë

Shqipëria është një nga të paktat vende që gjatë luftës së Dytë Botërore i hapi derën hebrenjve që ndiqeshin nga nazistët dhe fashistët.

10:16
Gërmime në lumin Vjosë/ Vihet nën hetim 48-vjeçari, IKMT e gjobit me 1 milion lekë

FIER – Një administrator i një shoqërie ndërtimi është vënë nën hetim për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Po kështu Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit e ka gjobitur me masën administrative 1.000.000 lekë.